Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

409 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, Conte ndaj Torinos po pret nje rikthim te madh? “Po shihen perparime te medha nga ana e…”

Inter, Conte ndaj Torinos po pret nje rikthim te madh? “Po shihen perparime te medha nga ana e…”
Inter Club Staff

7 prezenca ne kampionat, 4 si titullar. Keto jane numrat horror te 2020 te Stefano Sensi, mesfushorit zikalter.

Mesfushori i Interit, qe ka luajtur ndeshjen e fundit me shume se nje muaj me pare, ka pesuar nje demtim te ri fizik dhe nuk ka arritur te ndihmoje dot Interin, njejte si sezonin e shkuar, per shkak te ketyre problemeve fizike.

Nderkohe, duhet theksuar se lojtari eshte me te vertete pa fat: “Kofsha e djathte, pulpa, kemba, kyci, dhe tani kofsha e majte.”

“Me shume se gjashte ndeshje radhazi lojtari markexhan nuk i ka luajtur asnjehere”, shkruan La Gazzetta dello Sport.

Objektivi i Sensit eshte qe te rikthehet ne dispozicion te Antonio Contes per rikthimin e Serie A, qe eshte fiksuar per daten 22 ne San Siro ndaj Torinos.

Programi i personalizuar, sipas te perditshmes italiane, nuk eshte aspak i ndryshem nga ai i se kaluares.

Por Interi ka vendosur qe te beje me shume kujdes ne te gjithe proceset, mbi te gjitha kujdes ne ngarkesen e stervitjes se lojtarit.

Ne fundin e javes eshte parashikuar nje kontroll ne kofshen e majte, me objektivin qe Sensi te futet ne grup qe nga fillimi i javes se ardhshme.

Ndeshja e fundit e luajtur si protagonist ai ka qene ne kombetare dhe ka luajtur 30 minuta ndaj Moldavise me Italine.

“Nje okazion qe te jepet vazhdueshmeri mbase e ka pasur, nese ai nuk do te skualifikohej ndaj Lazios.”

“Ishte titullar ndaj Beneventos, dhe me pas ndaj Lazios ai u fut ne minuten e 67 dhe mori nje karton ne kuq ne minuten e 86 per nje reagim ndaj Patric.”

“Pasi ka kaluar pushimi i kampionatit dhe ai qendroi jashte ndaj Milanit per shkak skualifikimi, ndermjet Borussias dhe Genoas, ai eshte ndalur nga ky problem muskular nga ku nuk ka dale akoma.”

Pavarsisht problemeve fizike, asnje dyshim per Interin: “Interi vazhdon te besoje tek ai, me te njejten bindje me te cilen ne vere e kane blere nga Sassuolo.”

“Nje mesfushe me Sensi, Barella dhe Vidal do te ishte mesfusha perfekte, edhe pse nuk jane verifikuar aspak ekuilibrat e skuadres.”

“Por Interi dhe Conte po behen gati per nje rikthim te madh ndaj Torinos: ai eshte Stefano Sensi e te gjithe shpresojne qe kjo te jete hera e mire…”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.