
Inter, Conte ndryshon perseri formacionin anti-Napoli? “Kesaj radhe nga minuta e pare do te luaje…”
Te fitosh te ndihmon te fitosh: eshte kjo ideja qe qarkullon ne Appiano Gentile dhe qe lojtaret e Interit e dine shume mire.
Antonio Conte e njeh mire kete modalitet dhe per te nisur nje cikel fitues, ai deshiron ta mbaje super te larte perqendrimin nga ana e lojtareve te tij.
Por ai nuk eshte i qete deri sa Skudeto te jete nje ceshtje matematike. Kete nenvizon sot La Gazzetta dello Sport, e cila ndalet edhe te ndeshja ndaj Napolit.
Sipas tyre, Conte po mendon qe te ndryshoje perseri formacionin ne fushen e lojes dhe te hedhe nga minuta e pare skuadren me te mire te mundshme.
“Tashme eshte e sigurt, ndryshimi i pare dhe i rendesishem do te jete ne krahun e majte, ku Ivan Perisic do te rikthehet titullar.”
“Pas tre ndeshjesh te mira, Young do te rikthehet ne pankine duke i lene keshtu vendin kroatit qe ka qene i demtuar.”
“Nderkohe, do te mungoje perseri Vidal dhe Kolarov. Per sa i perket te tjereve, Sensi rikthehet ne pankine dhe do te luaje Barella.”
“Edhe ne sulm Sanchez do te rikthehet ne stol duke i lene vendin Romelu Lukaku dhe Lautaro Martinez.”
Keshtu, formacioni i mundshem eshte ky: Handanovic, Skriniar, De Vrij, Bastoni, Hakimi, Barella, Brozovic, Eriksen, Perisic, Lautaro dhe Lukaku.