Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

544 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, Conte nuk permbahet pas ndeshjes: “Kartoni i kuq? Ju e pate te gjithe cfare ndodhi. Me Interin…”

Inter, Conte nuk permbahet pas ndeshjes: “Kartoni i kuq? Ju e pate te gjithe cfare ndodhi. Me Interin…”
Inter Club Staff

Nje barazim ne Udine dhe Interi ka shume keqardhje per kete rezultat, duke qene se nje fitore do te bente qe zikalterit te kapnin Milanin ne vendin e pare duke qene se ata humben thelle 0-3 ne Meazza ndaj Atalantes.

Nderkohe, keto kane qene fjalet e Contes ne Dacia Arena: “Ne fund te ndeshjes ka ndodhur perjashtimi im nga loja.”

“Mbase me shume minuta do te duheshin shtese, sepse te gjithe e pame se crare ndodhi. Mua mu duk shume pak kur pashe ato minuta shtese.”

“Ne pjesen e dyte Udiense ka humbur minuta ne cdo moment te lojes. Arbitri duhet te marre vendimet e tij dhe ne duhet ti pranojme tani edhe pse nuk jemi dakord.”

Ka shume keqardhje qe nuk keni fituar e nuk keni perfituar nga humbja e Milanit?

“Por, por nuk duhet te mendojme per Milanin dhe per faktin qe ata kane humbur. Duhet te permiresohemi dhe kete gje po mundohemi te bejme.”

“Ka marzh permiresimi gjithmone, sot na ka munguar kualiteti ne pasimin e fundit qe ne momente si keto eshte thelbesor.”

“Mund te besh gol ose rrezikon qe te kesh nje rast te cuar dem. Duhet te permiresohemi me shume ne kete aspekt te lojes.”

Duhej me shume prezence ne sulm apo u gabuan shume krosime?

“Ne kerkojme gjithmone qe te fusim kater lojare ne zone ne momentin e krosit, dhe zakonisht ndodh kjo.”

“Por kur pasimi i fundit nuk ndodh, nuk ke cfare ben. Ndaj Juventusit te goli i Vidal ishin futur shume mire edhe mesfushoret.”

“Kur shenon, duhen te dyja gjerat: pasimi i fundit dhe saktesia para porte. Sot skishim te paren dhe nuk erdhi dot as e dyta.”

Cfare tip interpretimi do i jepni derbit te Kupes dhe kampionatit?

“E dime qe kampionati ofron dicka te rendesishme edhe ne nivel klubi dhe ekonomik, prandaj te fitosh kampionatin apo te hysh ne Champions League behet me e rendesishme se Kupa e Italise te cilen duam ta respektojme patjeter, ashtu si beme edhe ndaj Fiorentines.”

“E paevitueshme qe duhen bere disa vleresime, te shohim kush eshte rekuperuar, kush meriton hapsire me shume.”

“Asnje nuk do te nenvleresoje kete ndeshje dhe do tentojme te fitojme, ashtu si kemi bere me Fiorentinen.”

“Nuk kemi limite, duhet te gjejme rrugen e duhur per te mundur Milanin dhe te shkojme ne gjysme finale.”

Nje bilanc per kete faze te pare?

“Preferoj qe kete bilanc ta bejne te tjeret, ne kerkojme qe te punojme dhe te japim maksimumin nga vetja.”

“Mendoj se ne mes te gjithe ketyre veshtiresive, kete vit Interi po tregon se meriton nje rol si protagoniste.”

“Interi e meriton per historine e saj, pastaj eshte edhe pjesa e dyte e sezonit per tu luajtur. Por ajo qe po bejme qe prej nje viti e gjysem eshte shume e bukur pertej cdo veshtiresie qe duket apo nuk duket.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.