Inter, Conte paralajmeron per here te fundit Vidal? “Nuk me intereson fare se kush…”
Pasi e ka kritikuar hapur gjate ndeshjes ndaj Crotones por edhe pas saj perpara gazetareve, tashme Conte ka folur perseri per Vidal.
Ai kesaj radhe ka dashur te theksoje se si per te, nuk ka rendesi aspak emri mbi fanelle, por menyra se si ata respektojne skuadren dhe Interin.
Conte diten e sotme ka folur hapur per mardhenien e tij me Vidal, per se sa shume e respekton ate, por ka theksuar se ai nuk e kthen koken per askend.
“Arturo Vidal eshte stervitur ne menyren e duhur, me shume vendosmeri, perqendrim dhe deshire ne ditet e kaluara.”
“E dini ju qe disa here perdor “te mirat” dhe disa here perdor “te keqijat” per Arturon. Por une e dua shume si ate, si skuadren.”
“Une dua qe Arturo te permiresohet dhe po ashtu dua qe skuadra ime te permiresohet. Arturo ama me njeh mire.”
“Kur vjen puna per te drejten, ai e di qe nuk e kthej koken per askend nese nuk me pelqen dicka. Quhesh Vidal apo dikush tjeter, pak rendesi ka.”
“Une nuk shtirem, ky jam une”, e ka perfunduar keshtu fjalen e tij tranjeri i Interit, Antonio Conte sot ne konference per shtyp e keto fjale duken si nje paralajmerim i fundit per Vidal.