Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 5, 2022

Scroll to top

Top

475 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, Conte peshkon perseri te Primavera e Interit? “Pas Bastonit, ai ka zgjedhur nje lojtar te ri: ka lindur ne 2002 dhe luan…”

Inter, Conte peshkon perseri te Primavera e Interit? “Pas Bastonit, ai ka zgjedhur nje lojtar te ri: ka lindur ne 2002 dhe luan…”
Inter Club Staff

Mungesat per shkak te demtimeve dhe mungesat prej Covid19 gjate kesaj pjese te pare te sezonit e kane detyruar Interin qe te punoje me pak njerez ne Appiano.

Por Conte nuk ka ndenjur duarkryq, dhe shpesh here ka marre lojtare nga Primavera zikalter, qe as nuk kane me kampionat pasi eshte pezulluar nga Federata.

Keshtu, i fundit nga lojtaret e Primaveres qe eshte peshkuar nga Conte, ka qene David Weiser, mesfushor i lindur ne 2002.

Ai eshte blere ne vitin 2017 nga te rinjte e Sudtirol, dhe dje pasdite eshte ulur ne pankine ne sfiden kunder Torinos.

Conte po e ndjek shume me kujdes rritjen e tij qe nga fillimi i sezonit, dhe ne vecanti e ka ndjekur gjate pushimit te fundit te kombetareve.

Ai ka luajtur titullar edhe ne ndeshjen miqesore ndaj Monzes: sot per sot duket e veshtire qe Weiser te vesh fanellen e Interit dhe te beje debutimin me skuadren e pare gjithesesi.

Por shanset per ta fituar dicka te tille ne stervitje nuk do te mungojne, sepse Conte ka kerkuar qe lojtari te stervitet me skuadren e pare.

Ne te ardhmen, ai mund te kete ndonje shans te arte edhe ne varesi te ecurise se skuadres zikalter ne Serie A.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.