Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | September 19, 2019

Scroll to top

Top

615 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, Conte po mendon per tre ndryshime nga minuta e pare ndaj Udineses

Inter, Conte po mendon per tre ndryshime nga minuta e pare ndaj Udineses
Inter Club Staff

Dy kane kaluar dhe kane shkuar shume mire madje. Po flasim per ndeshjet e para te luajtura nga Interi ne Serie A. 

Dy fitore ka qene hapi i pare dhe i dyte i zikalterve dhe me pas ka ardhur menjehere edhe pushimi i kombetareve.

Direkt nga studiot e Sky Sport, Matteo Barzaghi ka folur per ndryshimet qe Antonio Conte mund te beje ne ndeshjen e trete te sezonit ne Serie A ndaj Udineses.

Sipas tij, ai pritet te hedhe plot tre lojtare te tjere ne formacion ne krahasim me ndeshjen ndaj Cagliarit ku Interi fitoi 1-2.

“Ai mund te lere disa ne stol – thote Barzaghi – duke pare edhe ndeshjen ne Champions League per Interin (te marten debutohet ne San Siro ndaj Slavia Praga).”

“Do te jete rasti i duhur ky per Barellan qe nga minuta e pare duke llogaritur qe Vecino kthehet vone nga kombetarja e tij.”

“Mund te jete edhe Godin nga minuta e pare dhe ai ka luajtur disa minuta edhe ne Cagliari. Kjo te ben te mendosh qe ai do te luaje titullar.”

“Ai ka punuar mire ne Appiano Gentile gjate ketyre diteve dhe i ka dhene nje marsh tjeter mbrojtjes zikalter.”

Gazetari i Sky flet edhe per Alexis Sanchez dhe e mbyll me kilianin fjalen e tij: “Shume e mundur te luaje edhe ai titullar. Lautaro po ashtu si Vecino kthehet vone nga kombetaret duke i dhene nje shans te arte Sanchez te luaje nga minuta e pare. Pritet qe tre ndryshimet e Contes ne kete ndeshje te jene pikerisht ai (Sanchez), Godin dhe Barella.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.