Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

974 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, Conte po pergatit nje eksperiment te rendesishem: nese do ja dale, do te jete nje super lajm!

Inter, Conte po pergatit nje eksperiment te rendesishem: nese do ja dale, do te jete nje super lajm!
Inter Club Staff

Antonio Conte eshte futur menjehere ne boten zikalter dhe po kerkon qe ta ktheje Interin ne skuadren e endrrave te tij. 

Shume, pas ardhjes se Sanchez, kane menduar se Interi do te nderroje medul: nga 3-5-2 ne 3-4-3 me (pikerisht) Sanchez dhe Lautaro Martinez perkrah Lukakut.

Nje skenar qe nuk duhet te llogaritet fare sipas asaj qe tregon Sky Sport sepse Conte ka ndermend te tjere eksperimente ne skuader.

Gjithmone flitet per modulet e tranjerit zikalter. Por duhet llogaritur edhe puna qe Conte duhet te beje me lojtaret nga ana psikologjike per te tentuar qe te evitohet ai “vampiri” per te cilin fliste Spalletti sezonin e kaluar (per Interin pas festave).

JO NDRYSHIMI I MODULIT – Antonio Conte ecen gjithmone ne rrugen e tij. Shume, duke pare numrat ne sulm, kane menduar se ai mund te ndryshoje modul ne te ardhmen e afert per skuadren zikalter, por ata gabohen.

Per momentin nuk mendohet aspak se eshte ne qellimet e tranjerit dicka e tille. Ai deshiron te vazhdoje me 3-5-2 per ti dhene siguri nje grupi qe e ka nisur mire kete rrugetim me kete modul kete kampionat.

EKSPERIMENTE – Nese ideja e nje ndryshimi moduli per momentin nuk ngroh, nuk mund te thuhet e njejta gje edhe per eksperimentet qe Conte ka ndermend.

Duhet monitoruar per shembull rasti i Politanos qe sipas Sky Sport, shume shpejt mund te pershtatet te luaje ne pozicionin e Antonio Candreves, si nje mesfushor krahu qe ben mbrojtje-sulm disa here gjate ndeshjes ne 3-5-2 tipik.

Ky do te ishte nje eksperiment qe nese do te dilte me sukses, do te kenaqte jo pak teknikun qe do te kishte keshtu nje alternative te vlefshme ne krahun e djathe.

TENSION I LARTE – Antonio Conte e di shume mire qe nje nga problemet e Interit ne vitet e fundit ka qene kapaciteti i ulet per te mbajtur perqendrimin e larte gjate gjithe sezonit.

Zikalterit gjithmone e nisin mire kampionatin pothuajse, por ne veshtiresite e para (qe vijne zakonisht ne dimer), shkrihen si grup.

Tranjeri i ri e di shume mire kete dhe po punon me te gjithe nga ana psikologjike dhe do te vazhdoje te punoje deri sa ta kuptoje qe gjerat kane ndryshuar. Per kete po ndihmon edhe Lele Oriali por edhe njerez si Godin dhe Lukaku qe kane sjelle shume eksperience ne skuader.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.