Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,001 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, Conte shperthen pas ndeshjes ndaj Vidal: “Boll me, nuk mund te vazhdohet keshtu. I them vetem qe…”

Inter, Conte shperthen pas ndeshjes ndaj Vidal: “Boll me, nuk mund te vazhdohet keshtu. I them vetem qe…”
Inter Club Staff

Antonio Conte, tekniku i Interit ka folur menjehere pas ndeshjes per mikrofonat e Sky Sport ku ka komentuar fitoren ndaj Cortones.

Keto kane qene fjalet e tij:

“Sot ka pasur pergjigje te mira sepse e kemi nisur ne menyren e duhur lojen edhe pse kemi pesuar njj gol qe ne fillim.”

“Me agresivitetin e duhur, ja kemi dale. Ata ne nje goditje kendi kane sjelle perpara 7 lojtare dhe na kane surprizuar te gjitheve.”

“Jemi treguar shume te zotet qe e kthyem kete ndeshje dhe ajo penallti pastaj, nuk duhet te ndodhe me kurre.”

“Ishte nje penallti qe mund te sillte vetem nervozizem ne lojen tone. Por jemi treguar te zotet qe kemi marre nje fitore.”

“Arturo Vidal? Mund te permiresohet, por duhet te punoje: koken poshte dhe te pedaloje, ketu nuk e ka askush vendin e sigurt.”

“Duhet te tregoje se e meriton qe te luaje: duhet te beje me shume nga sa po ben deri me tani. E po flas per Vidal qe kemi pare deri me tani.”

“Ka pasur shume ulje dhe ngritje, nuk mund ta kemi kete luks qe te kemi keto probleme. Ai e di qe duhet te stervitet mire, kur luan ne nje klub te madh. Boll me me takat siper. Duhet te jemi me te kujdesshem.”

“Ai e di shume mire, ne po i japim kohe te pershtatet. Por ne te njejten kohe jemi te lumtur qe kemi rekuperuar Sensin dhe kryqezojme gishtat: po rikthehet ne gjendjen e tij me te mire.”

“Gagliardini eshte nje garanci, jemi te lumtur. Duhet te punojme dhe te permiresohemi: por skuadra, pervec Hakimit, ishte e njejta me ate te vitit te fundit ne kaluar e dyte.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.