Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

952 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, Conte shperthen pas ndeshjes: “Une e dija qe ne gusht se cfare po ndodhte te Interi. Uroj qe…”

Inter, Conte shperthen pas ndeshjes: “Une e dija qe ne gusht se cfare po ndodhte te Interi. Uroj qe…”
Inter Club Staff

Menjehere pas ndeshjes se fituar ndaj Juventusit, Antonio Conte ka dale perpara mikrofonave te Sky Sport dhe ka folur per kete ndeshje dhe jo vetem.

Keto kane qene fjalet e teknikut zikalter:

Cila ka qene gjeja me e mire qe merr si kujtim nga kjo ndeshje sot?

“Per te fituar kunder nje skuadre si Juventusi, qe ne Itali eshte nje parameter shume i rendesishem, duket te kapesh perfeksionin.”

“Sot kemi bere me te vertete nje ndeshje teper te mire dhe gezimi me i madh qe kemi pasur eshte fakti se kemi menduar disa gjera per ti bere keq Juventusit dhe keto gjera kane dale te sakta.”

“Bravo djemve qe kane vene ne fushen e lojes ate qe kishim pergatitur, jam shume i lumtur per ata sepse keto jane ndeshje qe te japin shume besim per rrugetimin.”

“Eshte nje rruge e rendesishme perpara. Ata e dinin qe per ne Juventusi eshte nje prove e vertete, nje skuader qe dominon prej nente vitesh.”

“Diferenca e tyre me ne ekziston akoma, por ne po punojme shume per ta zhdukur ate.”

A mund ta fitoje Interi kampionatin? E ke pare sot ne fushe kete gje? 

“Une kam pare nje Inter te besueshem, dhe ky eshte gezimi me i madh qe kam pasur pas nje vit e gjysem pune.”

“E flas ne nivel kombetar dhe nderkombetar. Me vjen keq per eleminimin ne Champions, eshte nje hidherim qe do e mbajme me vete gjithmone kete vit.”

“Na mjaftonte nje gol per te kaluar. Por djemte e dine: edhe nga zhgenjimet e medha meson dhe permiresohesh. E rendesishme eshte te mos i perserisesh.”

Sa e rendesishme dhe e veshtire eshte te mos mendosh per situaten e pronareve te klubit?

“Nuk mund te themi qe nuk na intereson, do te ishte nje genjeshter e madhe. Ne te njejten kohe, kam qene shume i qarte me te gjithe ata qe punojne me neve.”

“Ne duhet te mendojme te punojme, te kerkojme qe te bejme krenare tifozet tane, te provojme te bejme maksimumin.”

“E pastaj te shohim. Uroj qe situata te zgjidhet ne menyren me te mire te mundshme.”

“Por une e dija se cfare po ndodhte qe ne muajin gusht. Kishte disa problematika me te cilat jemi perballur dhe tani urojme qe cdo gje te shkoje sa me mire.”

Sot kane munguar golat e sulmuesve?

“Po, por vetem per fatin e keq. Lautaro dhe Lukaku kane pasur disa raste. Ne krijojme shume, por shpesh nuk jemi te ftohte perpara porte dhe per te shenuar kemi nevoje per 3-4 raste.”

“Por arrijme te dergojme shume lojtare te goli nderkohe. Mbase dikush nuk shikon apo nuk do te shikoje punen qe po behet te ky Inter.”

“Keto jane ndeshje te cilat ti duhet te ndjesh eren e gjakut, duhet te vrasesh kundershtarin ne fushe, ashtu si bente Juventusi vitin e kaluar.”

“Por ne jemi ne fillimet tona, duam konfirmime. E qarte qe jam i lumtur: nuk e kisha mundur kurre Juventusin si tranjer. As kur kam luajtur kunder tyre ne Serie B.”

Ne baze te paraqitjes, nuk mendon se kjo diference me Juventusin eshte shuar tashme?

“Ciklet perfundojne nese ti nuk je i zoti te rinovosh, dicka qe nuk i ka ndodhur Juventusit qe eshte perforcuar vit pas viti.”

“Ata kane pasur njerez kopetente dhe nje vizion, prandaj duhet pare mire nese cikli i tyre ka perfunduar.”

“Une mendoj se kane bere dicka te madhe. Pasi them kete, duhet te them se diferenca ekziston akoma dhe jo vetem ne drejtim te Interit, por edhe ndaj skuadrave te tjera.”

“Por e perseris: te gjithe po punojme per tu afruar.”

Nje diference kjo qe sot dukej sikur ishte nga ana juaj, jo nga ana e atyre…

“Nje dallandyshe nuk sjell pranveren, por eshte e qarte se te fitosh kunder nje skuadre me kampione te medhenj te jep bindje dhe motivim per te ardhmen.”

“Nese ne jemi favorit tani, imagjinoni pak nese do te kishim bere merkato ne gusht…”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.