Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

382 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, Conte shume i ashper nuk permbahet: “Eriksen? Ka luajtur me shume se te tjeret. Ai absolutisht nuk mund te luaje si…”

Inter, Conte shume i ashper nuk permbahet: “Eriksen? Ka luajtur me shume se te tjeret. Ai absolutisht nuk mund te luaje si…”
Inter Club Staff

Pas pushimit te kombetareve, qe ka sjelle ne shtepine zikalter dy mungesa si Marcelo Brozovic dhe Aleksander Kolarov, Antonio Conte po behet gati per 10 ndeshje ne 40 dite.

Zikalterit do te luajne cdo tre dite, dhe gjithcka fillon neser ndaj Torinos. Ne kete menyre, diten e sotme, vetem pak minuta me pare, eshte zhvilluar konferenca per shtyp e tranjerit te Interit, ku ai nder te tjera eshte shprehur shume ashper per Eriksen.

Tani do te nise nje tour de force nga tani deri ne fund te vitit. Si eshte skuadra?

“Ne kete ndeshje vijme me tre lojtare pozitive dhe qe jane jashte. Per sa i perket te tjereve, pervec Pinamontit, jane te gjithe te gatshem.”

“Ka nga ata lojtare qe kane luajtur ne menyre te rendesishme me kombetaret dhe te tjere qe kane luajtur me pak.”

Cfare pret te shikosh nga lojtaret e tu ne keto ndeshje? Eshte e komplikuar qe te nisesh kete rrugetim me Torinon dhe Realin perballe?

“Situata eshte shume e veshtire, por jo vetem per Interin. Per ata qe perballen me keto kompeticione, ka veshtiresi ne kete moment. Por jo vetem per ne, e theksoj.”

“Qe nga fillimi i vitit. Do te jete keshtu deri ne fund te vitit dhe njesoj edhe me pas, e dime te gjithe shume mire.”

“Duhet te kerkojme qe te perballemi ne menyren me te mire te mundshme duke shpresuar qe fati te na buzeqeshe pak edhe neve, ku sduhet te kemi demtime dhe pozitivitete ne skuader.”

Ai i Eriksen eshte edhe nje problem ambjentimi? A mund te luaje ai ne pozicione te tjera?

“Per sa i perket gjuhes italiane apo jo, nuk e di. Une them gjithmone se bej zgjedhjet me te mira per te miren e Interit.”

“Mendoj se Christian ka pasur shume okazione te mira. Ka luajtur me shume se shume lojtare ne skuader.”

“Kur do ta shoh momenti ne duhur, do e zgjedh te luaje nga fillimi apo si zevnedesues. Perndryshe do te marr vendime te tjera pastaj…”

Sipas shume vezhguesve, Interi eshte skuadra me kompetitive e kampionatit. A jeni dakord me kete analize?

“Une mendoj se duhet te punojme. E dime shume mire cfare te mirash dhe defektesh kemi. Gjera qe nga jashte si kuptojne dot.”

“Per sa i perket te tjerave, duhet te mendojme per veten tone. Shpresoj gjithmone qe te kete ndershmeri intelektuale nga te gjithe, mbi te gjitha nga ata qe bejne keto gjykime.”

“Pastaj ne jemi krenare duke qene se quhemi nje skuader kaq kompetitive, duke pare se ka skuadra qe fitojne prej 8 apo 9 vitesh ne Serie A.”

Kampionati eshte shume i ekuilibruar ne terma klasifikimi. Beson se kjo mund te zgjase deri ne fund?

“Une uroj qe ky ekuiliber te qendroje deri ne fund. Sa me shume ekulibier te kete, aq me mire do te jete. Keshtu ka organizim dhe mentalitet. Ne vitet e kaluara ekuiliber nuk ka pasur kurre.”

Cfare mendoni per numrat qe ju shohin perpara ne shume klasifikime?

“Jane numra qe tregojne ate qe une gjithmoen kam thene, qe skuadra ka marre shume me pak nga sa ka merituar.”

“Jane statistika qe ne i njohim, qe e dime se si jane, por edhe ato ne mbrojtje i njohim shume mire.”

“Marrim shume pak goditje ne porte, por na shenojne shume edhe pse na gjuajne shume pak.”

“Por ne fund te fundit jane numra pozitive, duhet te jemi me te afte qe te jemi me efikas ne zonen e golit.”

“Pesojme me pak raste se vitin e kaluar, por deri me tani kjo nuk na ka ndihmuar sepse kemi pesuar me shume gola.”

Cilet elemente te bejne te mendosh se Interi mund te rinise kete rrugetim ne menyre te ndryshme?

“Nese e ke fjalen per rezultatet, une jam dakort me ju se ato nuk kane qene rezultate te kenaqshme.”

“Me siguri mund te benim me mire. Per ate qe po bejme ne fushe, uroj te shoh te njejtat gjera por qe te marrim edhe tre pikesha, sepse nese ti dominon ndeshje, duhet te fitosh.”

“Duhet qe te kerkojme te bejme rezultate sepse kjo ndryshon gjykimet, humorin e gjera si keto.”

Qe tani e deri ne Krishtlindje kush ka kupat Europiane do te luaje plot 10 here. Mendon se do te kuptohet shume per sa i perket vleres se skuadrave?

A ka nje motiv pse Juve, Inter dhe Atalanta jane me pas ne klasifikim se te tjerat?

“Nuk e di nese ka nje motiv. Ne dhe Atalanta kemi mbaruar shume vone, kemi qene te fundit ne Itali qe luajtem ne Europe deri ne fund.”

“Nuk ka shume kohe per te pushuar per per tu pergatitur. Kemi tentuar te fusim shpejt lojtaret e rinj pa miqesore.”

“Mendojs e eshte nje faktor i rendesishem ky, qe nuk duhet ta tejkalojme. Sepse ketu po flasim per improvizim.”

“Per sa i perket te tjerave me pas, ka shume ekuiliber. Ka shume skuadra qe jane perforcuar pa shume zhurme dhe kjo eshte pozitive sepse e ka bere kampionatin me terheqes. Ne cdo ndeshje duhet te djersisesh mire.”

Mendon se Eriksen mund te luaje si playmaker i terhequr alla-Pirlo?

“Sipas meje, absolutisht jo. Eshte nje rol qe do te penalizonte shume lojtarin. Christian ka nje te dhene te rendesishme, ka nje goditje me te djathten dhe me te majten shume te mire.”

“Nese ti kete cilesi kaq te mire qe ai ka ja heq, e ve perpara mbrojtjes, atehere ti e cnatyron totalisht lojtarin.”

“Ky eshte nje gjykim teknik, por me pas nuk mund te ndaloj njerezit te kene mendime te tjera nga i imi. Por mendoj se mendimi i tranjerit vlen me shume se te tjeret ne kete rast.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.