Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 20, 2019

Scroll to top

Top

712 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, Conte sulmon ashper gazetaret: “E njoh shume mire kete lojen tuaj por mos beni pjese Interin.”

Inter, Conte sulmon ashper gazetaret: “E njoh shume mire kete lojen tuaj por mos beni pjese Interin.”
Inter Club Staff

Interi fitoi diten e djeshme ndaj Udineses ne San Siro ne nje ndeshje te komplikuar edhe me nje avantazh numerik ne fushen e lojes, por Conte nuk eshte pare aspak i qete pas ndeshjes.

Sipas tij, Interi duhet ti mbylle me shpejt ndeshjet, por gjithesesi, ai pas ndeshjes ka pasur fjale per te gjithe.

“Kemi fituar tre ndeshje te ndryshme nga menyra si jane zhvilluar. Lecce ka luajtur hapur, Cagliari eshte perballur me ne ne menyre shume mbrojtese dhe me kundersulme ndersa sot jemi perballur me nje skuader te forte dhe fizike.”

“Udinese ishte shume e zonja, me deshire dhe vullnet per tu sakrifikuar dhe te gjithe e dime qe kane lojtare te forte ne kundersulme.”

“Kane luajtur gjithesesi me nente lojtare ne mesfushen e tyre. Ne po bejme disa hapa te medha drejt se ardhmes, po rritemi.”

“Por une e di shume mire lojen tuaj. Po na ngrini ne qiell tani sepse doni te na ngulni thiken sapo dicka te mos shkoje mire.”

“Eshte e rendesishme per ju sot qe te thoni se kundershtari i Juventusit eshte Interi dhe eshte e drejte qe doni ta luani keshtu lojen por me mua nuk e luani dot.”

“Ne nuk duhet ti degjojme keto fjale fare, duhet te mbajme kembet ne toke dhe te japim 200% si kemi bere sot. Tifozet duhet te jene te lumtur sepse djemte kane derdhur gjak ne fushe.”

“E kemi mendjen e ndare dhe duam qe te perballemi me cdo kend ashtu si e kemi bere deri me sot.”

“Kete duam ta bejme pa deklarata bombastike apo idiote nga ana jone. Ne do leme te flasin te tjeret, per ne do te flase fusha.”

“Une shkoj ne fushe i lumtur sepse kam nje grup fantastik djemsh qe kane nje deshire te pamase te punojne dhe te luftojne per Interin.”

“Lukaku? Dua ta falenderoj Romelun qe ka luajtur sot dhe nuk e la skuadren te perballej me veshtiresite e vetme. E falenderoj vertete.”

“Ai dha gjithcka nga vetja sot, por per fat te keq pati kete problem ne shpine gjate nxemjes i cili e kushtezoi shume gjate gjiteh lojes.”

“Per kete arsye nuk ka qene brilant dhe per kete arsye e nxora me shpejt nga fusha, por ai tregoi nje shpirt sakrifice teper te madh sot.”

“Jane pikerisht gjeste si keto qe na dihen dhe veprime si keto qe i tregojne te gjitheve qe me perpara vjen skuadra. E falenderoj Romelun.”

Keshtu, sipas asaj qe tregon Conte, me sa duket, Lukaku ka luajtur i demtuar. Kjo shpjegon edhe copezen e fashes qe ai nxori nga shpina ne momentin e daljes.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.