Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

256 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, Corriere ngre alarmin: “Mos kujtoni se eshte vetem nje problem i Lautaros. Shikoni pak se kush…”

Inter, Corriere ngre alarmin: “Mos kujtoni se eshte vetem nje problem i Lautaros. Shikoni pak se kush…”
Inter Club Staff

Corriere dello Sport, ashtu si e ka bere zakon tashme, nuk perdor asnjehere fjale te mira kur pershkruan situaten ne shtepine Inter.

Ata kesaj radhe flasin per nje “krize te thelle”. Ne vecanti, kesaj radhe, e perditshmja romane ka tentuar te futet ne detaje duke folur per nje “krize ne cdo repart te fushes”.

Pra, nuk varet gjithcka nga Lautaro Martinez dhe forma e tij, por sipas tyre, kriza shtrihet qe te porta e me pas ne cdo repart.

Kjo eshte analiza e plote qe ata kane bere:

MBROJTJA – Ne gjashte ndeshjet e fundit, Inter ka pesuar plot 7 gola. Vetem njehere ndaj Atalantes, Inter ka qendruar pa pesuar gol.

Normalisht kane peshuar shume gabimet individuale edhe te portierit slloven, sidomos ne golin e fundit ndaj Raspadorit, por edhe ato te De Vrij ndaj Lazio, Juventus, Milan dhe Napoli.

MESFUSHA – E verteta eshte se Brozovic eshte i vetmi lojtar thelbesor i gjithe skuadres se Interit ne kete moment.

Pa te, shuhet e gjithe mesfusha, fiket drita. E veshtire qe te kuptohet, por Interi humbet vertete shume pa te ne fushe.

Mesfusha duket sikur ska as alternativa pa te: pastaj Sensi u huazua te Sampdoria dhe mbase ne kete pike do te kishte qene me mire te mbahej.

Nderkohe, Vecino u be disa ndeshje qe eshte komplet jashte fushe. Pastaj, pervec Vidal, qe ka pasur disa minuta, te tjeret jane shume larg nga niveli i titullareve.

SULMI – Lautaro eshte qartesisht emblema e nje sulmi qe nuk i ben keq kundershtareve: per argjentinasin plot 7 ndeshje ne kampionat pa shenuar dhe vetem nje gol me penallti ne 11 ndeshjet e fundit.

Por i gjithe Interi ka deshtuar ne sulm ne ndeshjet e fundit. Toro eshte vetem maja e iceberg, dhe as Dzeko nuk po tregohet dot ai bomberi i fillimit te sezonit.

Problemi eshte se as Inzaghi nuk ka alternativa te verteta duke qene se Caicedo ka ardhur disi i demtuar dhe Correa ka kohe jashte fushave.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.