
Inter, Corriere zbulon prapaskenen: “Mbase shume nuk e dine, por per Dybala ka qene Inzaghi qe ka preferuar…”
Diten e sotme, Corriere dello Sport eshte kthyer edhe njehere tjeter ne kohe dhe ka treguar nje prapaskene te rendesishme.
Ne fakt, behet fjale per nje trekendesh Dybala-Lukaku-Correa, ku tranjeri ka treguar edhe njehere se cilat kane qene preferencat e tij.
“Ka nje prapaskene e cila tregon edhe njehere tjeter se sa lart eshte te preferencat e tranjerit te Interit nje lojtar si Joaquin Correa”.
“Episodi ka ndodhur kur Inter ende po e kerkonte Dybala, por ende nuk kishte vendosur se ke do duhej te largonte”.
“Ne ate kohe, Inzaghi u vendos perpara dy zgjedhjesh: kemi ne dore Lukaku dhe Dybala, ke duhet te mbyllim me pare?”
“Inzaghi ne kete moment pa u menduar gjate zgjodhi qe te rikthehej Lukaku, duke e lene ne plan te dyte Dybala”.
“Por nderkohe, kur drejtuesit po flisnin ende me Dybala dhe tranjeri u pyet nese zevendesimi i Correa me Dybala ishte ne rregull, ai nuk ka qene dakord”.
“Ai i ka thene drejtuesve se Correa nuk mund te jete aspak lojtari qe duhet ti linte vendin Dybala sepse per te eshte shume i rendesishem”.
“Normalisht, askush nuk e di se cfare do te bente Inter nese do te kishte ndonje oferte per Correa, por fakti se Inzaghi ka preferuar te mbroje nxenesin e tij, ka ndikuar jo pak”.