Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

409 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, Dalbert ben qe te deshtojne totalisht planet e Interit: “Ai ka vendosur te dale kunder klubit sepse…”

Inter, Dalbert ben qe te deshtojne totalisht planet e Interit: “Ai ka vendosur te dale kunder klubit sepse…”
Inter Club Staff

E ardhmja e Dalbert do te jete larg Rennes. Klubi francez, ku braziliani ndodhet ne huazim me te drejte blerje, nuk eshte aspak e lumtur me te.

Aq shume sa tekniku Julien Stephan, duke pare ndeshjet e mira te Faitout Maouassa dhe potencialin e Adrien Truffert, nuk e ka grumbulluar per shume ndeshje brazilianin.

Per me shume, eleminimi nga Kupat dhe kriza ekonomike e bejne Dalbert sot nje luks qe francezet nuk mund ti lejojne vetes.

Prandaj, do ishte me mire te ndaheshin qe tani, se sa te pritej fundi i sezonit. Por me sa duket, Dalbert nuk mendon keshtu.

Ne javet e fundit, Interi ka gjetur nje marreveshje me Valladolid, skuadren ne pronesine e Ronaldos, nje alternative te mire per te vazhduar sezonin e mbrojtesit.

Diskutimi ishte shume i avancuar, Rennes ishte dakord me kete kalim, por me sa duket, ka qene lojtari qe ka bere te deshtoje plani i Interit.

Motivi eshte i thjeshte: Dalbert nuk deshiron te largohe nga Franca dhe kete gje e ka bere me dije edhe per Rennes edhe per Interin, duke dale keshtu kunder zgjedhjes se klubit zikalter.

Ai ka the ne nje postim ne rrjete sociale se nuk deshiron te largohet per ne Spanje, por te qendroje ne France.

Nderkohe, disa zera tregojne se ai do te pranonte vetem nje rikthim ne Itali. Priten zhvillime ne ditet ne vazhdim, por Dalbert eshte thjesht nje problem me shume per drejteusit e Interit ne nje janar te mbushur plot me pasiguri.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.