Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

418 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, dalin detaje te tjera pas takimit te Curva Nord me skuadren: “Me sa duket ata kane qene vetem per…”

Inter, dalin detaje te tjera pas takimit te Curva Nord me skuadren: “Me sa duket ata kane qene vetem per…”
Inter Club Staff

Eshte nje moment delikat per Interin sepse direkt pas humbjes me Udinesen, duhet te fitoje menjehere me Romen.

Per kete arsye, zikalterit do te tentojne qe sot te bejne gjithcka per te fituar. Por nga ana tjeter, edhe tifozet zikalter po tentojne te degjohen.

Pas nje proteste qe Curva Nord ka nisur ndaj Presidentit Steven Zhang, diten e djeshme nje delegacion me ultras eshte futur ne Appiano Gentile.

Ne versionin e pare, eshte thene se ata jane futur per tu perballur me skuadren, por asnje detaj nuk doli me pas kesaj.

Gjithesesi, sipas asaj qe thote sot La Gazzetta dello Sport, ky takim i ultrasve me skuadren zikalter ka qene pozitiv.

“Ne Appiano disa drejtues te ultrasve jane futur per tu takuar me skuadren dhe me tranjerin. Ka qene nje takim i vertete”.

“Ka pasur delikatese, jo tone te larta. Ata i kane thene skuadres se do te jene me ta ne cdo moment nese ne fushe do te jepet maksimumi”.

“Curva Nord ka dashur te shprehe mbeshtetje, por ka kerkuar edhe nje reagim nga te gjithe ata. Me shume mundesi, ky takim ka ndodhur edhe per ti bere skuadres dhe tranjerit me dije se protesta eshte per Presidentin e Interit dhe jo per ta”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.