EKSKLUZIVE – Inter-De Vrij: super rroge per 5 vite. Pritet vetem ok i Suning!
Inter – Stefan De Vrij gjithcka drejt mbylljes.
Mbrojtesi hollandez te cilit ne qershor i mbaron kontrata me Lazion sezonin tjeter mund te jete nje zikalter.
Sipas asaj qe shkruan FcInterNews, drejtuesit ziklater kane gjetur akordin me lojtarin dhe agjentin e tij ne baze te nje kontrate 5-vjecare me 4,5 milione euro ne vit.
Pervec kesaj jane permbushur dhe deshirat e agjenteve te cilet do te paguhen rreth 4 milione euro.
Tani mungon vetem nje hap i fundit per te konkretizuar operacionin dhe De Vrij te hedhe firmen ne kontraten e re me Interin: Ok nga Suning.
Te gjithe dokumentacionet e nevojshme jane derguar ne Kine dhe keto dite do te studiohen nga drejtuesit nga te cilet pritet nje pergjigje pozitive.
Per mbylljen e kesaj marreveshje pritet vetem aprovimi nga Zhang Jindong, per te tjerat kane menduar Ausilio dhe Sabatini.