Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

376 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, de Vrij dhe Bastoni kane probleme: surprize ne formacion nga Conte ndaj Napolit?

Inter, de Vrij dhe Bastoni kane probleme: surprize ne formacion nga Conte ndaj Napolit?
Inter Club Staff

Rifillimi i stervitjeve ne shtepine Inter ka lene jo pak gjurme ne fizikun e lojtareve qe kane pasur disa probleme.

Ne vecanti, ngarkesen fizike e ka ndjere me shume mbrojtja me shume elemente qe nuk jane ne gjendjen e tyre me te mire.

Diego Godin ne fillim dhe me pas Stefan De Vrij dhe Alessandro Bastoni kane treguar se ndjejne shqetesime jo te vogla.

Per kete ka folur sot Tuttosport e cila tregon se ne Napoli, Antonio Conte mund e vendose qe te hedhe ne fushe nje surprize te vertete ne formacion.

“De Vrij dhe Bastoni kane pasur disa probleme, nuk jane ne gjendjen e tyre me te mire dhe duke pare qe pas 4 ditesh pas Napolit mund te luhet finalja, mund te mos jete dicka me mend it rrezikosh te dy.”

“Nese Bastoni rikthehet me pare ne grup, do te ishte nje lajm i mire. Por ne Napoli mund te shohim nje surprize te vertete ne formacion.”

“Andrea Ranocchia nga minuta e pare: te mos harrojme se ai ne kete Serie A e ka nisur si titullar per shkak se ne gusht mungoi ne start Stefan De Vrij.”

“Ai eshte zevendesuesi natyral i De Vrij ne skuader ne nje mbrojtje me tre dhe Conte ka besim tek ai. Keshtu qe ai nuk do te qehej nje zgjedhje emergjence.”

 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.