Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

490 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, De Vrij si asnjehere me pare: “Nuk do te jem kurre nje bir k***, nje lojtar i piset. Serie A? Jam krenar qe…”

Inter, De Vrij si asnjehere me pare: “Nuk do te jem kurre nje bir k***, nje lojtar i piset. Serie A? Jam krenar qe…”
Inter Club Staff

I intervistuar nga Voetbal Primeur, direkt nga grumbullimi i kombetares hollandeze ne prag te ndeshjes ndaj Meksikes, ka folur Stefan De Vrij.

Ai pas kesaj mieqesore, do te luaje perballe Bosnjes dhe Italise ne Nations League, por edhe pse nuk eshte nje titullar i Hollandes, pritet te kete minuta te rendesishme ne keto ndeshje.

De Vrij eshte ndalur per te folur edhe per cmimin e marre ne fund te sezonit te fundit ku u shpall mbrojtesi me i mire ne Serie A.

Keto kane qene deklaratat e tij: “Liga e Serie A te jep ate cmim duke gjykuar sezonin tend dhe statistikat e tua si lojtar.”

“Eshte nje nder i madh, mendoj se eshte nje konfirmim i nivelit te arritur ne Serie A ne sezonin e shkuar me bluzen e Interit.”

“Une ne fushe nuk do te jem kurre nje bir kurve, apo nje lojtar i ‘piset’. Per kete jam i lumtur per cmimi ne fituar, kjo sepse e kam fituar ne menyren time. E kjo me ben akoma me shume krenar.”

Ne fund, edhe nje batute per shoket e skuadres ne kombetare ku ata jane nder me te kushtueshmit ne ate rol ne historine e futbollit.

“Ake, van Dijk dhe de Ligt? Nuk e kam idene se si dicka e tille eshte e mundur. Mbase mbrojtesit shihen ndryshe ne Hollande tani?”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.