Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

945 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, degjo Bobo Vierin: “Interi ka nje super skuader, me te miren ne Serie A. Ju them se Scudetto eshte…”

Inter, degjo Bobo Vierin: “Interi ka nje super skuader, me te miren ne Serie A. Ju them se Scudetto eshte…”
Inter Club Staff

I intervistuar per La Gazzetta dello Sport, Bobo Vieri ka folur per luften Scudetto duke ftuar Interin te mos dorezohet.

Keto kane qene fjalet e tij:

“Ah sa kohe qe nuk shihej nje kampionat si ky…”

Na e thuaj ti Bobo, sa?

“Shume shume vite. Mbi te gjitha nje kampionat kaq i veshtire per tu kuptuar. Cdo te diele nje surprize e madhe. Ndeshje te fituara, te humbura, ndodh e kunderta. Te gjithe flasin por askush nuk kupton asgje.”

Si shpjegohet? 

“Tani te gjithe luajne per te fituar. Futbolli italian i nje kohe nuk ekziston me. Empoli ishte 2-0 pas 20 minutash ne San Siro. Pastaj humbet se ka shume diference.”

“Mund te kishte pesuar dhjete gola, por duke luajtur i ka futur friken Interit. Verona shkon para me Milan dhe me pas humbet.”

Milan 70%, Inter 30%. Keto jane mundesite sipas nesh. Je dakord?

“Nuk ka perqindje. Atalanta ne Itali mund te fitoje kunder cdo skuadre. Ne shtepi dhe mbi te gjitha jashte.”

“Cagliari luan per mbijetese dhe a e pate ne Salerno? Ishin sikur i kishte pushtuar djalli. Nese do te kete surpriza, mos u cudisni.”

Milanit i mjafton vetem nje pike…

“Nese luan per te mos humbur, eshte hera qe humbet. Mentalisht nuk eshte dicka e mire. Milan mendoj se do luaje per te fituar.”

Si e ke pare Interin ndaj Empolit?

“Inter eshte nje super skuader, me e forta. E kam thene gjithmone.”

Nese nuk e fiton dot Scudetton do e ndjeje te humbur?

“Ky eshte futbolli, ndryshe do te fitonte gjithmone nje skuader: ajo favorite. Por ndeshjet duhet ti luash, ti fitosh. Ne Bologna ishte gabimi i madh, jo vetem Radu, por ndeshja ne vetevete.”

Pesha e Kupes se Italise per Inter dhe Juve?

“Per fat te mire nuk eshte me si njezet vite me pare kur per Kupen e Italise nuk kishte interes. Tani eshte nje super trofe. Olimpico sold out.”

Nje gabim te humbet Dybala me zero nga Juve?

“Asnje nuk eshte i pazevendesueshem. Vjen nje moment kur klubet duhet te marrin nje vendim. Inter? Nuk e di, Dybala ne nje 3-5-2 do te rrinte perpara. Por nese shkon tek Interi, do te mendoje dicka Inzaghi ne kete mes.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.