Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | November 17, 2019

Scroll to top

Top

1,233 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, degjo Nico Schulz, heroi i Gjermanise: “Skuadra e endrrave te mia eshte Interi sepse…”

Inter, degjo Nico Schulz, heroi i Gjermanise: “Skuadra e endrrave te mia eshte Interi sepse…”
Inter Club Staff

Dita e djeshme ka qene shume e vecante per futbollin europian sepse ne Hollande jane perballur dy skuadra historike te kontinentit te vjeter.

Behet fjale per Hollanden dhe Gjermanine te cilat zhvilluan nje ndeshje teper te bukur e cila perfundoi me fitoren ne minuten e 90 te Gjermanise.

Ne fillim, gjermanet kaluan dy here ne avantazh qe ne pjesen e pare nepermjet Leroy Sane dhe Serge Gnabry ne minuten e 15 dhe te 34. Me pas erdhi pergjigja e Hollandes e cila shenoi ne pjesen e dyte me Matthijs de Ligt ne minuten e 48 dhe me Memphis Depay ne minuten e 63.

Por pikerisht atehere kur te gjithe menduan se loja do te perfundonte ne barazim, mendoi Nico Schulz, prurja e re e kombetares gjermane dhe lojtar i Hoffenhaim per te shenuar dhe per te vertetuar shprehjen se “futbolli eshte nje loje me 22 lojtare ne fushe dhe ne fund fiton Gjermania”.

Related image

Por le te ndalemi pak tek Nico Schulz dhe tek intervista e tij pak dite perpara ndeshjes se djeshme ku zbuloi dashurine dhe endrren e tij me te madhe: Interin. Keto kane qene fjalet e tij:

“A do te me pelqente te luaja tek nje klub i madh Europian nje dite? Patjeter qe po. Nje dite dua te luaj ne nje klub te madh. Ka disa klube te jashtezakonshme qe luajne ne Champions League cdo vit. Te luash ne nivele te larta eshte ende nje enderr.”

“Skuadra e endrrave te mia ka qene gjithmone Interi. Por jam shume i qete sepse jam ne nje klub si Hoffenheim qe nuk eshte aspak nje skuader e dores se dyte. Edhe nese nuk largohem, perseri jam i lumtur. Por skuadra ime e zemres qe femije ka qene Interi, prandaj e kam enderr te luaj nje dite aty.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.