Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 6, 2022

Scroll to top

Top

667 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, degjo pak Bergomin: “Ja kush jane dy lojtaret qe nuk do te shisja kurre nga zikalterit ne kete moment.”

Inter, degjo pak Bergomin: “Ja kush jane dy lojtaret qe nuk do te shisja kurre nga zikalterit ne kete moment.”
Inter Club Staff

I intervistuar nga La Gazzetta dello Sport, Beppe Bergomi ka komentuar ardhjen e Simone Inzaghit tek Interi.

Por ish-kapiteni zikalter, eshte ndalur edhe te merkato dhe ka dhene nje mendim edhe per levizjet qe pritet te ndodhin ne vere.

BLLOKU I PALEVIZSHEM – “Nje premtim eshte detyrim: une, njembedhjeteshen e Interit titullare do e konfirmoja te gjithen.”

“Kjo skuader ka mbyllur ne dy vite dominimin e Juventusit dhe ka dale shume perpara tyre me nje diference te madhe pikesh.”

“Sa keq, sepse me kete bllok lojtaresh mund te behej shume mire edhe ne Champions League ne sezonin e ardhshem.”

SIMONE INZAGHI – “Zgjedhjen e Simone Inzaghit une e kam cilesuar si shume inteligjente. Eshte njeriu i duhur per te trashiguar punen e madhe dhe te mire te Antonio Contes.”

“Sistemet dhe principet jane te ngjashme, me ardhjen e tij do mund te ndryshohet ndonje gje pa permbysur asgje.”

TE PASHITSHEM – “Lukaku me siguri eshte njeriu me i rendesishem per tu mbajtur ne kete grup dhe per te mos u larguar.”

“Dhe jo vetem per kapacitetet teknike qe normalisht i njohim te gjithe, por per gjithcka qe ai perfaqeson sot per Interin.”

“Romelu eshte nje lider emotiv, gjithmone ka nje sjellje shume pozitive per shoket e skuadres. Eshte nje pike referimi per te gjithe.”

ACHRAF HAKIMI – “Hakimi eshte i dyti i pashitshem per mua. Po mund ta gjesh nje tjeter si ai ne qarkullim, ma thoni dot?”

“Me vrapin qe ka, me assistet, me golat, me pasimet, me ndryshimin e hapit. Me cdo gje. Por ama po kuptoj dicka.”

“Qe vetem nje si ai mund te beje qe Interi te perfitoje nje shume teper te madhe nga merkato, nje shifer qe duket e pabesueshme edhe per pandemine.”

“Nderkohe, Barellen nuk e fus fare ne kete mes. Per vazhdimesi, per kualitet dhe personalitet eshte unik. As nuk duhet cuar ndermend, eshte simbol i paprekshem.”

“Them se Lukaku dhe Hakimi duhet te jene dy lojtaret qe nuk duhet te shiten, por pa e llogaritur fare Barellan ne kete diskutim.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.