
Inter, degjo pak edhe Andrea Ranocchian: “Ju nuk e keni idene se cfare nderi eshte per mua te…”
I zakonshmi Romelu Lukaku ka marre Interin e Antonio Contes perseri prej dore drejt nje fitore tjeter ne Serie A.
Por dje pas ndeshjes ka folur edhe nje ikone e interizmit si Andrea Ranocchia qe ka luajtur nga minuta e pare duke zevendesuar De Vrij.
Keto kane qene fjalet e tij: “Sot ishte shume thelbesore te fitonim duke pare rezultatet e skuadrave te tjera gjate dites.”
“Kemi vuajtur te gjithe bashke kur ka qene nevoja per ta bere por e rendesishme ishin tre piket. Jemi te motivuar edhe per ndeshjen ndaj Sassuolos.”
Si menaxhohet situata kur ka shume ndeshje afer e afer?
“Ashtu si gjithmone kemi bere, me koken poshte dhe me pune. Kushdo te luaje, do duhet te gjendet gati, grupi eshte mire. Eshte nje grup i shendetshem dhe te gjithe duam te kapim nje objektiv qe e dime ne.”
Nje opinion per skuadren?
“Eshte nje skuader qe jep gjithcka, qe ne stervitje e deri te dhomat e zhveshjes. Jemi te gjithe prezent dhe ndihemi te rendesishem. Kjo eshte thelbesore.”
Cfare do te thote te besh pjese e ketij Interi?
“Te besh pjese e Interit do te thote te besh pjese ne nje familje. Une jam perjetuar shume, por te jesh pjese e ketij grupi eshte nje nder me vete. Nje krenari e madhe.”
“Une ndihem shume mire me djemte dhe me stafin. Jam me te vertete i lumtur dhe krenar qe jam pjese e Interit.”
“Shume urime dhe gezuar Pashket te gjithe tifozeve interist anembane botes”, e ka mbyllur fjalen e tij mbrojtesi zikalter.