Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 5, 2022

Scroll to top

Top

201 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, degjo se cfare thote De Biasi per Kumbullen: “Ja cfare e ben kete djalosh perfekt dhe gati per Interin.”

Inter, degjo se cfare thote De Biasi per Kumbullen: “Ja cfare e ben kete djalosh perfekt dhe gati per Interin.”
Inter Club Staff

Pas fjaleve te Erjon Boganit, tranjer i lojtarit ne koherat e U-19 te Shqiperise, edhe Gianni De Biasi promovon Marash Kumbullen.

Ish-tranjeri i Shqiperise ka folur per mikrofonat e Tuttosport dhe ka elozhuar mbrojtesin e ri te Verones, objektiv i merkatos se Interit.

“Ai eshte gati, ka personalitet dhe karakter per te shkelqyer ne nje klub te madh si Interi. Ja, pikerisht kjo e ben kete djalosh perfekt dhe gati per Interin.”

“Asnje nuk mendonte se do te kishte kete shperthim. Mjafton te shohim cfare ndodhi vitin e kaluar: Kumbulla ne Serie B nuk ka luajtur fare duke bere vetem nje prezence ne kampionat dhe nje ne Kupen e Italise.”

“Ndersa ne kete sezon, fale punes se Juric, ai eshte bere nje nga me te miret mbrojtes te te gjithe Serie A.”

“Ai ishte nje djal i mirekullueshem qe atehere, te gjithe me flisnin mire. Kishte nje fizik te zhvilluar dhe shume teknik me topin.”

“Me Juric ama eshte rritur shume taktikisht: Kumbulla nuk eshte i shpejte ne metrat e pare, por ka inteligjence per te kuptuar levizjen dhe situaten ne kohe.”

“Ai mund te luaje kudo ne mbrojtje. Per mua eshte partneri perfekt per nje si Skrinair per shembull.”

“A mund te beje mire menjehere Kumbulla tek Interi? Po, absolutisht po. Per kapacitetin mental te tij ne radhe te pare. Ai eshte nje njeri konkret ne fushe, nuk luan ne tym.”

“Si ai dhe si Rrahmani jane djem te mire dhe qe jane te perqendruar tek profesioni i tyre. Rrahmanin e bera te debutoje me Shqiperine ne 2014 perpara se te zgjidhte kombetaren e Kosoves. Edhe ai eshte shume konkret.”

“Une shoh nje te ardhme shume te mire dhe me lavdi per Marashin sepse eshte me te vertete shume i talentuar.”

“Duke pare skemat qe perdor Conte tek Interi dhe me ato qe ai eshte mesuar tek Verona me Juric, kam nje bindje personale qe do te beje shume mire.”

“Natyrisht qe po flas per nje te ardhme te Kumbulles tek Interi me hamendje, sepse nuk e di nese ai do te luaje vitin e ardhshem ne Milano tek Interi. Eshte thjeshte nje ndjesi e imja.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.