Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

848 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, degjo si prezantohet Bellanova: “Per tifozet kam vetem nje mesazh. Di te them qe per mua eshte e…”

Inter, degjo si prezantohet Bellanova: “Per tifozet kam vetem nje mesazh. Di te them qe per mua eshte e…”
Inter Club Staff

Per mikforonat e Inter TV, Raoul Bellanova, blerja me e fundit e Interit, ka treguar te gjithe gezimin e tij per kalimin tek Inter. 

Keto kane qene fjalet e tij te para:

“Te pershkruaj ate qe po ndjej, eshte e veshtire, sepse po realizoj nje enderr qe e kam kultivuar qe femije”.

“Pra ate qe te luaj per skuadren time te zemres. Eshte nje qenderr qe behet realitet: shpresoj qe te shpaguaj besimin qe klubi ka vene mbi mua”.

Je rritur dhe ke lindur pak kilometra larg San Siros: cfare do te thote per ty te luash me fanellen e Interit?

“Per mua ka qene gjithmone nje enderr. Ka eqne enderr te luaj edhe si kundershtar kunder Interit, si sezonin e shkuar”.

“Nje emosion shume i madh, plot me dritherima. Mezi po pres oren qe te futem ne fushe me fanellen e Interit”.

Je shume i ri, por ke luajtur me shume skuadra dhe ke njohur realitete te ndryshme futbollistike ne sezonet e fundit.

“Me kane ndihmuar shume keto eksperienca. Sidomos ato negative. Me kane bere qe te mesoj shume gjera. Tani jam ne nje realitet me te madh dhe me te veshtire, mezi po pres”.

Vitin e shkuar ke treguar cilesite e tij ne nje sezon teper pozitiv ne nivel personal: cfare tip lojtari je? Si e pershkruan veten? Ke ndonje model ku frymezohesh?

“Sigurisht jam nje lojtar krahu me shume sulmues se sa mbrojtes. Me pelqen te kem topin ne kembe dhe te dribloj”.

“Por mund te permiresohem shume. Tani ka kohe, jam i ri dhe kam shume deshire per tu permiresuar”.

Ke folur me mister Simone Inzaghin? Sa deshire ke te fillosh te punosh me te?

“Shume, sepse mister ka vleresuar shume ne karrieren e tij lojtare qe luajne ne rolin tim.”

“Nuk pres dot oren qe te zbres ne fushe me kete fanelle, me shoket e rinj dhe nen urdhrat e tranjerit”.

Le te imagjinojme se je ne San Siro para tifozeve te Interit: ke nje mesazh per ata?

“Perpara te gjithash, dua ti pershendes. Me siguri do te na japin shume mbeshtetje dhe karikim, ashtu si kane bere gjithmone. Mezi po pres te zbres ne fushe”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.