Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

473 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, del diagnoza e Sensit: goditje shume e rende per Conten, ja sa ndeshje do te humbase ai!

Inter, del diagnoza e Sensit: goditje shume e rende per Conten, ja sa ndeshje do te humbase ai!
Inter Club Staff

Lajme shume te keqija per Interin dhe per Antonio Conten.

Tekniku zikalter ka marre keshtu lajmin diten e djeshme se ka humbur Stefano Sensin per nje periudhe aspak te shkurter.

Mesfushori zikalter ka pesuar nje demtim ne kofshen e djathte dhe do te qendroje i ndalur dhe pa stervitje per nje kohe relativisht te gjate.

Ai mund te rikthehet vetem per disa ndeshje ne fund fare dhe mbase per Europa League. Ja cfare shkruan Gazzetta dello Sport per te.

“Tani, po ashtu si dje, morali eshte ne menyre legjitime shume i ulet, i ulet fare.”

“Mesfushori i Interit ka pesuar nje demtim tjeter. I pesti kete sezon per te. Te enjten, nderkohe qe Sensi po prekte per here te pare San Siro pas muajsh e muajsh mungese, ndjen nje dhimbje.”

“Gjate stervitjes ne stadium beri nje levizje te gabuar dhe Stefano ndjen dicka ne kofshen e djathte.”

“Ndalon menjehere, alarmi eshte i madh. Ai gati sa nuk shperthen ne lot. Zhgenjimi i lojtarit eshte i pamase sepse kishte punuar shume fort qe te ishte gati per te thene te tijen ne kete finale sezoni.”

“Por si gjithmone ne keto raste, stafi mjekesor pret nje dite perpara se te beje testet: sinjalet qe dje nuk ishin te mira sepse dhimbja nuk ishte e vogel”, tregon Gazzetta dello Sport.

“Ai do te mungoje ne rastin me te mire 3 jave per Interin, por kjo periudhe mund te shkoje edhe 4 ose 5 jave.”

“Sensi mund te rikthehet keshtu ne finalen e sezonit te Serie A (2-3 ndeshjet e fundit) ose vetem per Europa League.”

“Ai ka ardhur ne huazim per 5 milione euro me nje te drejte blerje rreth 20 milione euro: nje formule e ngjashme me ate te Politanos. (sipas Gazzetta, nuk ka ardhur per 3+27 milione euro).”

“Per momentin, do te duhet qe te behen llogari sepse Sensi me siguri do te mungoje per Interin 8 ose 10 ndeshje duke qene se luhet njehere ne tre dite.”

“Ne projektin e ri 3-4-1-2 ai do te shihte veten duke u alternuar me Eriksen qe normalisht nuk do mund ti luaje dot te gjitha.”

“Per momentin i demtuar gjendet e dhe Vecino qe ka nje problem me meniskun dhe mundesite per Conten ne mesfushe nuk jane te shumta sepse vetem Gagliardini dhe Borja Valero kame te gatshem duke lene menjane Agoume apo Asamoah si mesfushor.”

“Uruguajani nuk duhet te mungoje edhe per shume, sepse nese do te mungoje edhe per disa kohe, alarmi ne mesfushe tek Interi do te ishte i madh,.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.