Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

501 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, del ne pah emri surprize per merkaton. Biasin zbulon: “Pelqehet objektivi i Real Madrid dhe i Juventusit.”

Inter, del ne pah emri surprize per merkaton. Biasin zbulon: “Pelqehet objektivi i Real Madrid dhe i Juventusit.”
Inter Club Staff

Ne keto dite pandemie futbolli i luajtur eshte ndalur totalosht por jane rritur ndjeshem lajmet per sa i perket merkatos. 

Nuk ka mbetur jashte ketyre zerave as Interi qe si zakonisht, nese vjen puna per merkato, emrat qe permenden jane me dhjetra.

Por nje lajm i rendesishem vjen ne keto caste dhe nese del se eshte i vertete, atehere do te ishte nje lajm i mire per te gjithe duke pare peshen e emrit.

Per kete ka folur gazetari i njohur afer Interit, Fabrizio Biasin, i cili dihet se ka jo pak lidhje me ambjentin e klubit zikelter.

Ai ka folur per kete dhe merkaton ne editorialin e tij per TMW ku ka nenvizuar se si Interi po leviz me kujdes drejt nje emri qe eshte objektiv kryesor i Juventusit dhe i Real Madridit.

“Me siguri nuk do te jem une qe do ju jap lajmin e pare per te, sepse ne kete moment, nuk eshte nje lajm i mirefillte.”

“Po presim konfirmime, por sipas informacioneve te mia, ky lajm qe them tani nuk eshte ende nje lajm, mund te jete shpejt i tille. Interi pelqen shume Paul Pogna per mesfushen. Shenojeni kete gje. Mbase kur te shtohen zerat mund ta diskutojme perseri bashke. Por shenojeni: bashke me Realin dhe Juventusin, eshte edhe Interi qe pelqen francezin.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.