Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

196 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, del ne pah emri surprize qe ka kerkuar Conte ne merkato: “I pelqen shume nje lojtar i Genoas: ja detajet.”

Inter, del ne pah emri surprize qe ka kerkuar Conte ne merkato: “I pelqen shume nje lojtar i Genoas: ja detajet.”
Inter Club Staff

Sot ne oren 18:00, Interi do te luaje ne Marassi kunder Genoas.

Por brenda ndeshjes do te kete edhe nje histori sekondare, ajo e pelqimit qe Antonio Conte ka per Niccolo Rovella, nje lojtar i talentuar i Genoas i lindur ne 2001.

Lojtari ka debutuar pikerisht ndaj Interit ne dhjetorin e vitit te shkuar dhe tekniku nuk ka ndalur kurre se vezhguari ate.

Sipas Calciomercato.com, “Nder ata qe e ndjekin me me shume kujdes ate, eshte pikerisht Antonio Conte.”

“Ai qe i ka folur mire i pari per te, ka qene pikerisht ish-pergatitesi i portiereve te Genoas, me te cilin tekniku ka punuar tek Chelsea.”

“Conte ka vene re se ai ka aftesi shume te mira si playmaker, dhe ka rene ne sy qe nga koha kur luante per te rinjte e Genoas: ne ate kohe, ai beri nje sforco te pare per ta marre te Chelsea, por nuk u be asgje.”

“Ashtu si shpesh here ndodh me lojtaret e tij perpara se te formohen, pergjigja e Enrico Preziosi ka qene negative dhe e ka ndaluar kete tratative perpara se te fillonte tamam.”

“Admirimi i Contes ka vazhduar nderkohe, dhe sapo ka mberritur tek Interi, ai ja ka thene kete emer drejtuesve zikalter.”

“Sot, fati i Conte dhe Ravella do te kryqezohet perseri dhe ai mund ta kete perballe si kundershtare ate: per here te trete ne me pak se nje vit. Tani pritet qe regjisti i vogel te vezhgohet edhe njehere ne menyre speciale nga tekniku zikalter.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.