Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | January 20, 2021

Scroll to top

Top

348 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, pas deshtimit per Giroud del ne pah ideja me e re per sulmin: gati oferta per Romen?

Inter, pas deshtimit per Giroud del ne pah ideja me e re per sulmin: gati oferta per Romen?
Inter Club Staff

Tashme Interi po mendon per ide se si te zevendesoje objektivin Giroud qe u venit vetem diten e djeshme. 

Marotta dhe Ausilio po ndjekin me kujdes profile te lojtareve te tjere qe mund te ofrojne ne skemen e Contes ate qe do te ofronte edhe francezi.

Per shembull, aventura e Edin Dzeko tek Roma mund te kete ardhur ne fund te saj edhe pse ai rinovoi kontraten vetem veren e shkuar.

Duke qene se Roma me shume mundesi do te detyroje lojtaret e saj qe te ulin rrogat per shkak te problemeve ekonomike, boshnjaku mund te vendose te largohet.

Ai tani merr plot 7 milione euro, por mungesa e nje bleresi per Romen mund te beje qe drejtuesit kryeqytetas ta nxjerin ne merkato.

Por te mos harrojme dicka: ai ka qene objektivi kryesor pas Lukakut per sulmin e Interit sezonin qe shkoi por ne fund ai vendosi te rinovoje dhe te qendroje ne Rome.

Keshtu, sipas asaj qe thote Calciomercato.com, emri i Edin Dzeko eshte gjithmone e me shume ne listen e deshirave te Antonio Contes sepse per te eshte nje emer i rendesishem qe mund te zvendesoje ne cdo faze te sezonit pa problem belgun ose pse jo, te luaje edhe me te.

Kesaj radhe Interi mund te mos i ofroje Romes asnje euro per te, por mund ti ofroje direkt kartonin e Andrea Pinamontit dhe nje shkembim koke me koke.

Me sa duket eshte ai ideja e fundit e Interit dhe e Marottes per sulmin, por jemi ende tek faza e vlersimeve dhe nuk dihet nese zikalterit do te perpilojne nje oferte.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.