Inter, del ne pah nje emer i pabesueshem per mbrojtjen? “Marotta po vlereson situaten: gjithcka varet nga…”
Edhe pse duket nje emer per fantamerkaton, me sa duket, nje mendim Interi po e ben per nje lojtar teper te rendesishem.
Per kete skenar flet sot Corriere dello Sport, e cila futet edhe ne detaje dhe tregon ate qe po ndodh ne kete moment.
“Behet fjale per nje mbrojtes qendre qe ne realitet eshte nje emer i pabesueshem per nje merkato si ajo e Interit tani”.
“Eshte Christensen, lojtar i zyrtarizuar te Barcelona vetem pak jave me pare, por qe Barcelona nuk po e teseron dot”.
“Me sa duket, ne kontraten e tij me Barcelonen ka nje klauzole qe thote qarte se nese Barcelona nuk e teseron dot brenda 15 gushtit, ai ka te drejte te prishe kontraten”.
“E pikerisht per kete po mendon Beppe Marotta, i cili nje mendim per tu futur ne mes dhe per ta marre lojtarin me paramter zero e ka bere”.
“Lojtari eshte kerkuar edhe ne te kaluaren nga Marotta dhe Ausilio por ai kishte arritur nje marreveshje me Barcen qe me pare”.
“Edhe pse duket nje skenar totalisht i pamundur, ne merkato kurre mos thuaj kurre: Inter e ka edhe emrin e tij ne liste nese ndodh dicka”.
Burimi: Corriere dello Sport.