Inter, del ne pah nje emer totalisht i papritur per porten? Ne Turqi: “Ausilio gati te udhetoje me shpejtesi per…”
Ndonjehere merkato eshte totalisht e paparashikueshme dhe ndonjehere emrat qe qarkullojne jane te papritur.
Ka ndodhur fiks keshtu ne oret e fundit ku per porten e Interit ka dale ne pah ne emer qe nuk ishte degjuar asnjehere.
Interi nderkohe ka kohe qe po kerkon nje portier per periudhen post-Handanovic, duke pare edhe moshen e sllovenit.
Por duket se sipas lajmeve te fundit ne Turqi, Interi i ka hedhur syte per zevendesin e Samir pikerisht ne Super Ligen turke.
Kete gje e ka shkruar nje nga mediat vendase (Karadeniz Gazetesi), sipas te ciles burimi eshte shume i besueshem.
“Piero Ausilio eshte gati te udhetoje per ne Turqi qe te negocioje direkt me klubin e Trabzonsport per blerjen e portierit te Kombetares Turke.”
“Behet fjale per Ugurcan Cakir, i cili eshte nje portier mjaft i talentuar dhe qe ka shkelqyer ne sezonet e fundit.”
“Ausilio do te takohet me drejtuesit e klubit te Detit te Zi ne Stamboll dhe aty do te nise nje tratative te mirefillte./”
“Kerkesa e Trabzonspor eshte 30 milione euro ne kete moment dhe ata duan te fusin edhe nje klauzole per perfitimin e 25% te shifres se shitjes ne te ardhmen.”