Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

361 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, del ne pah nje problem i madh me shitjen e tij? “Nese ai transferohet ne Angli, i bie te humbase plot…”

Inter, del ne pah nje problem i madh me shitjen e tij? “Nese ai transferohet ne Angli, i bie te humbase plot…”
Inter Club Staff

E ardhmja e Christian Erisken tashme duket shume larg Interit.

Pas vetem nje sezoni te vetem, danezi mund te largohet nga Italia, sepse deri me tani nuk ka gjetur hapsirat qe ai deshiron.

Ish-lojtari i Tottenham, nuk futet aspak ne planet e teknikut te Interit, qe po e fut ne loje shume pak dhe vetem ne minutat e fundit te ndeshjeve.

Per kete arsye, vete Eriksen, po vlereson disa oferta per tu larguar ne janar, dhe per te eshte perfolur shume nje rikthim ne Angli.

Por me sa duket, nje rikthim i tij ne Premier League eshte shume i komplikuar ne nivel financiar dhe fiskal.

Interi ka arritur qe te marre lojtarin me cmim shume te ulet, per shkak se ka qene ne skadence kontrate, por zikalterit i kane dhene nje rroge teper te majme lojtarit fale mundesise se taksave te ulta qe ligji italian i jep mundesi klubeve per punonjesit e huaj qe vijne ne Itali.

Per kete arsye, klubet angleze e kane te pamundur ne kete moment qe te paguajne aq sa duhet per te, sepse nuk perfitojne dot nga ky bonus, duke qene se Interi per hir te vertetes, per rrogen e tij paguan 50% taksa me pak, dhe nese lojtari largohet tani, zikalterit do te duhet te paguajne edhe 50% tjeter.

Pse? Shume e thjeshte: lojtaret dhe klubet per te fituar nga ky bonus, do duhet qe te luajne te pakten per dy vite ne Itali.

Per kete arsye shikohet si shume i veshtire nje largim i tij ne Premier League, por edhe ne ndonje kampionat tjeter te huaj. Po sikur Eriksen te qendroje ne Itali, por me nje fanelle tjeter deri ne fund te sezonit?

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.