Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 6, 2022

Scroll to top

Top

573 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, del ne pah nje shkembim i madh qe do te behet ne janar? “Me sa duket ka ardhur fundi per Matias Vecino ne Milano…”

Inter, del ne pah nje shkembim i madh qe do te behet ne janar? “Me sa duket ka ardhur fundi per Matias Vecino ne Milano…”
Inter Club Staff

Jashte projekteve te Interit dhe Torinos, Matias Vecino dhe Armando Izzo mund te shkembehen me njeri-tjetrin.

Ata keshtu mund te shkembejne fanellat. Mesfushori uruguajan ka kohe qe ka probleme fizike dhe nuk eshte ne planet e Antonio Contes, por asnje skuader deri me tani nuk ka bere perpara per te ne menyre serioze.

E njejta situate edhe per Izzo, i cili nuk eshte me titullar pas ardhjes ne pankinen e Torinos te Marco Giampaolo, qe nuk luan me me tre mbrojtes.

Nje shkembim ky qe ne leter do te kenaqte te gjithe, sidomos bilancet e klubeve per shkak te Fair Play Financiar.

“Eshte nje marreveshje e madhe per te gjithe – tregon Tuttosport -. Por kur themi te gjithe, e kemi me te vertete per te gjitha palet.”

“Klubet, do te rregullonin bilancet e tyre me nje levizje. E duke pare aspektin financiar, per te cilen drejtuesit po shqetesohen shume ne kete moment, nga ketu ka lindur kjo ide shkembimi.”

PLUSVALENCE SHUME E MADHE – “Keshtu, pas mbylljes se merkatos, Vagnati dhe Ausilio kane qene ne kontakt te vazhdueshem, normalisht me bekimin e Marottes dhe Cairo, qe te flasin per te kryer kete shkembim ne janar.”

“Do te ishte nje plusvalence rreth 25 milione euro per te dy klubet: nje vleresim i tille eshte bere nga te dy klubet per lojtaret.”

CONTE ESHTE SHUME DAKORT – “Dihet qe Izzo eshte nje lojtar ideal per mbrojtjen e Interit de se Antonio Conte e vlereson shume lojtarin.”

“Kjo eshte vene re edhe vjet, ku Conte e ka kerkuar ate tek Marotta. Por duke pare qe sezoni i Interit eshte shume i ngjeshur, tani Conte kerkon ta kete lojtarin ne Milano dhe nga kjo marreveshje, mund te perfitojne te gjitha palet.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.