Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

982 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, del ne pah plani madheshtor i Marottes: “Ylli i dyte dhe me pas ne sulm per tre TOP PLAYER: ja emrat.”

Inter, del ne pah plani madheshtor i Marottes: “Ylli i dyte dhe me pas ne sulm per tre TOP PLAYER: ja emrat.”
Inter Club Staff

Te fitohet ne Itali dhe me pas te projektohet edhe rikthimi ne nivele te larta ne ‘Kontinentin e Vjeter’. me Interin qe ben mire vazhdimisht ne Europe.

Ky eshte plani madheshtor qe ka Beppe Marotta, qe si fillim deshiron me cdo kusht yllin e dyte me skuadren e Interit.

Nderkohe, diten e sotme La Gazzetta dello Sport tregon se si Inter po leviz, duke permendur edhe tre TOP PLAYER qe mund te afrohen ne vere.

“Marotta ka ide te medha. Por vetem rezultate te medha ne Europe mund te ndihmojne Interin qe te vazhdoje rrugen e saj te investimeve.”

“Kjo me pas do te kete nje efekt domino, sepse nje Inter qe fiton ne Itali dhe qe ben mire ne Itali eshte nje Inter qe rrit numrin e tifozeve te saj neper bote”, tregon La Gazzetta dello Sport qe nuk ndalet me kaq.

Programimi ka filluar prej kohesh nga administratori i deleguar Beppe Marotta, qe e perdor merkaton si karburant.

Pasi ka sistemuar ceshtjen per pasardhesin e Perisic tek Interi me ardhjen e Gosens nga Atalanta, ai i ka hedhur syte te sulmuesi tani.

Emri i pare eshte ai i Gianluca Scamacca per rolin e sulmuesit te se ardhmes te Interi dhe per post-Dzeko.

Eshte nje plan i mahnitshem, qe nese do te realizohet do te ishte e dhe u bujshem sepse parashikon qe te Interi te afrohen edhe dy TOP PLAYER nga Juventusi dhe Milani.

“Tani ne Milano ai leviz prej kohesh. Dicka te tille rralle e kishte bere ne te kaluaren, por tashme Beppe po luan me rregulla te barabarta qe merkato i jep te drejte.”

“Ai deshiron te marre me parameter zero te Juventusi lojtarin Paolo Dybala dhe te Milani lojtarin Franck Kessie.”

“Kjo do i ofronte Interit dy lojtare te nje peshe te rendesishme nderkohe qe per kartonin e tyre shpenzimi do te ishte zero.”

Po ne fushe tani kush eshte objektivi i radhes?

“Si fillim, te vazhdohet te behet mire ne Itali por normalisht Interit do i kerkohet qe te provoje per te kaluar provimin e veshtire qe quhet Liverpool.”

“Ne kete tre vjecar, kampioni i Italise fiton nga UEFA 8 milione euro nga market pool qe i shtohen edhe 15,64 milione per marrjen pjese ne grupe dhe para te tjera per ranking historik.”

“Fakti se me ne fund Interi ka arritur ne 1/8 do te thote se Interi nuk do te zbrese nga vendi i 19 ne ranking qe kete vit vlen 16 milione euro.”

“Eshte nje hap i radhes, por qe tregon pak a shume qe Interi po vjen me ritje. Perballe do te jete turbo-Liverpooli i Klopp, por per Simonen dhe djemte e tij eshte nje ndeshje e veshtire, por jo e pamundur.”

“Eshte nje sfide delikate qe do te vleje per te ardhmen por qe paraqet vetem fillimin e nje rrugetimi ku Interi deshiron te vazhdoje sa me gjate.”

“Nderkohe, Beppe punon pa pushim per nje Inter me te forte ne te ardhmen dhe pse jo, brenda kostove te parashikuara. Milan dhe Juventus jane paralajmeruar.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.