Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

528 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, del ne pah super oferta per Chiesa: 20 milione plus kartonin e dy lojtareve

Inter, del ne pah super oferta per Chiesa: 20 milione plus kartonin e dy lojtareve
Inter Club Staff

Me shume mundesi do te jete nje vere e mbushur plot me tratativa merkatoje tek Interi. 

Nderkohe qe po mendohen menyra te ndryshme se si te shiten lojtaret jashte planeve, duket se Interi ne te njejten kohe po mendon me shume vendosmeri si te perforcoje skuadren e Contes.

Nje nga lojtaret me te kerkuar nga klubi zikalter eshte pikerisht Federico Chiesa, sulmuesi shume i talentuar qe luan tek Fiorentina.

Per kete duket se po punon Marotta qe ka hedhur bazat e para me Fiorentinen per nje operacion te mirefillte qe do te sillte italianin ne Milano.

Interi nga ana e saj po punon edhe me lojtarin dhe babain e tij (qe eshte edhe agjenti) per ta bindur.

Conte eshte nje nga njerezit qe e kerkon me me shume ngulm dhe ka imagjinuar nje te ardhme per te si lojtar i krahut te djathte ne skemen 3-5-2.

Keshtu, babai i Chiesas edhe pse do te preferonte Juventusin, e di qe Conte mund te jete tekniku i duhur per te ardhmen e djalit te tij.

Po oferta e Interit ne drejtim te fiorentines? Me sa duket do te jete 2 lojtare plus nje shume parash.

Marotta do te ofroje kartonin e Nainggolan dhe Henrique Dalbert plus 20 milione euro. Oferta konsiderohet si e kenaqshme nga Interi por ende nuk dihet mendim ii Fiorentines.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.