Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,125 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, del ne pah telefonata Lukaku-Inzaghi: “Mister, cfare mund te bej qe te rikthehem?”. Ishte dita kur ai…

Inter, del ne pah telefonata Lukaku-Inzaghi: “Mister, cfare mund te bej qe te rikthehem?”. Ishte dita kur ai…
Inter Club Staff

Ne faqet e Corriere dello Sport, diten e sotme eshte folur gjate edhe per rikthimin e Romelu Lukaku ne Milano.

Keshtu, rikthimi i belgut ne Milano tashme eshte dicka shume e mundshme, duke pare edhe ngjarjet e fundit.

Nderkohe, Corriere ka nxjere ne pah keshtu edhe detajet e nje telefonate ndermjet Romelu Lukaku dhe tranjerit te Interit, Inzaghi.

“Ka qene ora 08:30 e mengjesit, e marte, 5 prill, kur ekrani i telefonit eshte ndezur dhe ka rene edhe nje zile.”

“Ka rene telefoni i Simone Inzaghit qe sapo kishte mbushur 46 vjec. Surprize. Telefonata ka ardhur nga Londra, por nuk behet fjale per Tommason, djalin e madh te Simones qe ne Londer eshte me studime.”

“Eshte sulmuesi qe nuk eshte stervitur kurre, por qe mbi te gjitha eshte humbur vetem pas pak ditesh ne Appiano Gentile, ne korrikun 2021”.

“Pershendetje mister. Urime. Jam Romelu. Gezuar ditelindjen, te uroj me te mirat e mundshme”. Simone pergjigjet, e pret mire kete telefonate”.

“Por Big Rom nuk humbet kohe dhe kalon direkt ne sulm: ‘Mister, cfare duhet te bej per Interin? Dua te rikthehem'”.

“Ka lindur pikerisht keshtu tratativa me e perfolur e veres italiane, e drejtuar ne radhe te pare nga Big Rom.”

“Ka qene ai qe ka dashur t’ja mbathe nga Stamford Bridge nje ore e me pare vetem pas disa javesh ne Londer.”

“Belgu ka krijuar te gjitha kushtet qe kjo gje te behej realitet. Madje ka pushuar nga puna edhe Federico Pastorellon, agjentin qe i “prishi” mendjen per tu transferuar ne Londer.”

“Por nese nga njera ane Lukaku ka punuar me Chelsean, nga ana tjeter eshte dashur shume pune diplomatike nga Beppe Marotta dhe Piero Ausilio.”

“Tani eshte nje moment teper i rendesishem, ku Simone Inzaghi mund te kete shume shpejt mundesine te stervise vertete Romelu Lukaku.”

“Behet fjale per lojtarin qe i kishte thene te gjitheve se ‘ishte me i forti qe kishte stervitur ndonjehere’ ne ato pak dite ne Appiano Gentile.”

“Mbase per pak dite, gjithcka do te behet realitet. E ku i dihet, mbase deshira e ditelindjes per Simonen ka qene pikerisht Romelu. Nje deshire qe po realizohet.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.