Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

551 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Tuttosport nuk i beson syve: “Duket e pabesueshme, por lojtari me i keq i Interit ne derbi ishte…”

Tuttosport nuk i beson syve: “Duket e pabesueshme, por lojtari me i keq i Interit ne derbi ishte…”
Inter Club Staff

Duket se kesaj radhe Tuttosport nuk i beson syve kur shkruan notat e lojtareve zikalter aq shume sa ne nje moment ata kane shkruar se “eshte e pamundur te gjesh nje lojtar te dobet sot”.

Keshtu, nuk ka asnje note te ulet ne notat e lojtareve te Interit pas derbit te Madonnines ne Milano sipas gazetes torineze.

Per Tuttosport jane kater nota 8, dhe nje nga keto ka qene per tranjerin Antonio Conte sepse “permiresimet e Skriniar, Perisic dhe roli i ri per Eriksen kane qene frut i punes se tij ne Appiano.”

“Por nderkohe, njera nga tre te tjerat ka qene per Handanovic: “I shejteruar ne kete derbi, ne ndeshjen e tij numer 501 ne Serie A me tre pritje te mrekullueshme ndaj Ibres (dy) dhe Tonalit (nje).”

Mire edhe mbrojtja, e mbi te gjitha Skriniar me nje 7: “Ashtu si ne fitoren ndaj Lazios, nga kembet e tij vijne topa te bukur dhe ai ndalon me te gjitha menyrat kundershtaret.”

Nderkohe, nje note 6,5 per De Vrij: “Ne mes te shume gjerave te bukura, ai ben disa gabime qe mund ti evitoje” (edhe pse nuk kuptohet per cfare Tuttosport e ka saktesisht) si dhe per Bastonin nje 6,5, “Eshte me pak i shkelqyeshmi ne mbrojtje, por nese Interi ka marre vetem nje gol ne gjashte javet e fundit, eshte edhe merita e tij.”

Nderkohe, mesfusha eshte e mbushur plot me shtata, ku vetem Perisic ka marre gjysme note me shume.

Hakimi nderkohe ka meriten se “qe nga kembet e tij nis goli i pare i Interit qe me pas Lukaku e vazhdon si aksion per ta cuar topin te Lautaro.”

“Nderkohe, Barella dhe Eriksen jane kudo, duke ndihmuar jo pak Interin. Barella vazhdon te mos marre nje karton te verdhe, edhe pse eshte ne rrezik kartonash prej me shume se 3 ndeshjesh tani.”

“Brozovic gjithashtu meriton nje note shtate, edhe ky ne rrezik kartonash por kurre nuk e terheq kemben prapa.”

Ata qe e mbyllin naten e shkelqyeshme te Interit jane “LuLa”, qe me golat e tyre i kane dhene nje fitore te madhe Interit.

“Te dy ata kane zhvilluar nje nga ndeshjet me te mira qe kur kane veshur fanellen e Interit. Prandaj, meritojne noten 8 te dy.”

“Nderkohe, duket e pabesueshme qe Interi ka luajtur nje ndeshje aq perfekte sa lojtari me ‘i keq’ i tyre eshte nje lojtar qe merr 6,5: perfeksion.”

“Shume mire edhe arbitri Doveri, me nje 6,5 note. Nderkohe shume keq i gjithe Milani, ku shpeton vetem Donnarumma dhe Ibrahimovic me nga nje 6,5.”

“Rebic merr noten 4, si dhe Calabria me Romagnolin noten 4,5. Theo Hernandez, e mbyll me noten 5 po ashtu si Tonali.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.