Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | November 23, 2019

Scroll to top

Top

1,087 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, derby spanjoll per Joao Mario. Gjithcka mund te varet nga…Roma

Inter, derby spanjoll per Joao Mario. Gjithcka mund te varet nga…Roma
Bujar Berishaj

Interi ka mbyllur gjate dites se sotme blerjen e shtate ne kete merkato.

Ishte senegalezi Keita Balde blerja e radhes nga dirigjenca zikalter per t’i dhuruar keshtu trajnerit Luciano Spalletti pjesezen e fundit per te kompletuar sulmin.

Mediat ne Itali gjate oreve te fundit kane shkruar se kjo mund te jete edhe blerja e fundit e klubit zikalter duke e mbyllur keshtu merkaton e veres me ish-sulmuesin e Monacos tashme.

Por duket se ka kohe per te bere akoma dicka tjeter, saktesisht ne mesfushe aty ku Interi enderron goditjen e madhe qe quhet Luka Modric qe tani duket si dicka akoma me e komplikuar me kroatin qe ka udhetuar drejt Estonise me ekipin per Superkupen e Europes.

Nderkohe, sic raporton eksperti i merkatos Alfredo Pedulla, mbetet per t’u definuar edhe situata lidhur me portugezin Joao Mario qe ekipin spanjoll Real Betis qe gjate dites ka ofruar nje huazim me pagese dhe nje te drejte blerje.

Por kjo eshte nje formule qe nuk e bind plotesisht Interin me ndeshjen per te ardhmen e mesfushorit qe mbetet akoma e hapur.

Pedulla gjithashtu ka konfirmuar edhe nje interesim nga klubi rival i Betis, behet fjalen per ekipin nga i njejti qytet, Sevillan qe duket se mund te mendoj per nje transferim eventual te portugezit ne keto dite te merkatos, me kete te fundit qe ne Spanje mbyllet ne fund te muajit.

Dhe ne rast largimi te francezit Steven N’Zoni qe i pelqen Romes, ja qe mund te hapet nje piste ku mund te paraqitet nje oferte me bindese per Interin duke menduar ndoshta per dicka me shume se nje huazim me te drejte blerje.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.