Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

426 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, deshire per te rinovuar me Icardin: palet do te takohen shume shpejt. Wanda kerkon…

Inter, deshire per te rinovuar me Icardin: palet do te takohen shume shpejt. Wanda kerkon…
Bujar Berishaj

Ne programet e drejtorit sportiv Piero Ausilio eshte edhe tratativa per rinovimin e kontrates se Mauro Icardit.

Nga java e ardhshme, me 9 korrik Interi do te jete ne Appiano Gentile dhe cdo moment mund te jete i duhuri. Pasi qe ka perforcuar tashme skuadren me blerje mire te menduara dhe te rendesishme, tani klubi zikalter deshiron te blindoj kapitenin e skuadres.

Per momentin asnje klub nuk eshte paraqitur konkretisht per te paguar klauzolen dhe administratori i deleguar Antonello ka zbuluar qe se shpejti palet do te takohen per te folur per rinovimin e kontrates.

Nese dikush do i sillte 110 milionet e klauzoles pastaj duhej negociuar vetem me lojtarin dhe ne ate pike Interi do ishte i kushtezuar qe te bente oferten e rinovimit.

Argjentinasi pret nje sinjal nga klubi qe eshte gati t’i rris rrogen deri ne gjashte milione e gjysme duke perfshire ketu edhe bonuset por gruaja dhe agjentja Wanda Nara duket se ka kerkuar 8 milione euro.

Nderkohe tashme Icardi eshte ne Ibiza per pjesen e fundit te pushimeve te gjata te tij me sulmuesin zikalter qe nuk u ftua nga Sampaoli per Boterorin e Rusise me Argjentinen qe u eliminua sapo kaloi grupet.

Mirepo te Argjentina pritet qe se shpejti te kete nje revolucion dhe pjese e tij pritet te jete edhe vet Mauro.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.