Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | November 22, 2019

Scroll to top

Top

5,466 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter deshiron 60 milion pa shitur lojtaret BIG – Ja kush do te shitet dhe per cfare shume!

Inter deshiron 60 milion pa shitur lojtaret BIG – Ja kush do te shitet dhe per cfare shume!
Inter Club Staff

Idealja do te ishte qe baza e skuadres te mos prekej, por qe disa lojtare do te shiten ne vere, kjo gje eshte e sigurte. 

Sipas asaj qe tregon Sky, atehere, nga Interi do te kerkohet qe te mos shiten emrat e medhenj ne skuader por qe te vleresohen sa me shume lojtaret qe nuk kane qene shume te vlefshem per skuadren dhe te shiten per nje cmim te mire e te drejte. Qe skuadra te perforcohet me parametra 0 te kalibrit Banega dhe Erkin, eshte rruga e duhur, por nuk do te mjaftoje dhe tashme objektivi zikalter eshte qe te rritet kualiteti i skuadres me parate qe do te fitohen nga lojtaret qe nuk jane teper te rendesishem per skuadren. ‘Thesari’ qe mund te perfitohet nga shitjet potenciale te ketyre lojtareve eshte rreth 60 milione euro.

Sipas Sky Sport, shitjet e Jovetic dhe Eder mund te sjellin ne kasat e Interit rreth 30 milione euro e bashke me Dodo me Santon mund te sjellin 11 milione euro te tjere. Handanovic nuk do te largohet per me pak se 15 milione. E me pas jane edhe lojtare si Ranocchia, Melo dhe Medel qe perpara ndonje oferte te mire Interi mund ti shese. Plus shitjeve, do i shtohen edhe kursimet nga rroga e tyre dhe rroga e Ljajic dhe Telles qe do te kthehen andej nga erdhen.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.