
Inter deshiron Candrevan, Candreva deshiron Interin. Kontakte mes…
Nje sulmues i krahut te djathe per t’ia dhuruar Mancinit per te rritur nivelin teknik te skuadres.
Antonio Candreva dhe Inter, nje ‘martese’ qe zikalterit dhe sulmuesi jane gati ta realizojne. Klubi i presidentit Thohir insiston me Lazion per lojtarin, me kete te fundit qe ka dhene gatishmerine e tij duke e vendosur Interin ne krye te preferencave te destinacioneve te mundshme ne rast largimi.
Per momentin kerkesa e Lazios eshte 25 milione cash, Inter synon te arrij nje akord per rreth 16-18 milione plus bonuse. Palet jane gjithmone ne kontakt, edhe ne keto ore, per te provuar qe te ulen kerkesat e Lazios duke kenaqur keshtu trajnerin Mancini, qe deshiron nje sulmues krahu te djathte, qe deshiron Antonio Candrevan.