Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 5, 2022

Scroll to top

Top

460 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter dhe cmenduria e rrogave te larta: “E pabesueshme si ne TOP 10 me te paguarit ne Itali jane dy lojtare qe…”

Inter dhe cmenduria e rrogave te larta: “E pabesueshme si ne TOP 10 me te paguarit ne Itali jane dy lojtare qe…”
Inter Club Staff

Diten e sotme Calcio e Finanza ka dashur te ndalet te me se shumti te situata e pagave ne Serie A ne Itali.

Nderkohe qe ata kane folur per lojtaret me te paguar ne kampionatin italian, bie ne sy qe ne kete liste jane edhe dy lojtare te Interit.

Nderkohe, me i paguari ne absolut eshte hollandezi qe eshte transferuar nga Ajax te Juventusi: Matthijs de Ligt i cili paguhet me 8 milione euro ne sezon.

Per sa i perket te dytit ne kete liste, eshte perseri nje lojtar i Juventusit, dhe ai eshte Paulo Dybala, me 7,3 milione euro ne sezon por qe eshte ne skadence kontrate.

Por ajo qe bie ne sy, eshte fakti se i treti ne kete liste bashke me Ramsey, Rabiot dhe Ibrahimovic eshte edhe Alexis Sanchez, me 7 milione euro page ne sezon.

Nderkohe, shume pak shkalle me poshte eshte Arturo Vidal, me 6,5 milione euro page ne sezon ne skuadren zikalter.

Eshte pikerisht e pabesueshme se si dy lojtaret me te paguar te Interit ne skuader qe jane madje ne TOP 10 te Serie A per pagat nuk jane titullare ne skuaden zikalter.

Kjo tregon pak edhe per nxitimin qe ka pasur Interi ne afrimin e dy kilianeve qe kane ardhur me 0 por qe peshen ne bilanc me rrogat e tyre teper te larta e kane shume te madhe.

May be an image of text that says 'NETTO 2 8,0 3 GIOCATORE Matthijs de Ligt* Paulo Dybala Zlatan Ibrahimovic* Alexis Sanchez* 7,3 7,0 5 7,0 7,0 6 Aaron Ramsey* Adrien Rabiot* 7,0 7,0 Wojciech Szczesny 6,5 Leonardo Bonucci 9 6,5 10 Arturo Vidal* 6,5 10 Kalidou Koulibaly Alex Sandro 6,0 6,0'

Normalisht kjo eshte nje anomali qe Marotta e ka kuptuar dhe do te tentoje gjithcka qe te rregulloje dicka gjate veres.

Eshte e papranueshme qe tek skuadra e Interit asnje nga titullaret nuk merr me shume se dy rezervat e luksit.

Ne kete moment, zikalterit nuk kane pasur probleme per kete fakt por eshte nje problematike qe mund te shkaktoje jo pak probleme ne te ardhmen.

Ne skuader mund te kete pakenaqesi te medha per faktin se si lojtare qe luajne me vazhdimesi, qe kane nje fare rendimenti, te paguhen me pak.

Pikerisht per kete fakt nuk mungojne aspak zerat edhe per nje largim te lojtareve gjate merkatos se veres ku Interi po shikon lojtare te ndryshem ne merkato.

Ne sulm jane te shumte emrat qe mendohen si zevendes Sanchez ndersa ne mesufshe emri me i nxehte eshte ai i Fratessit nga Sassuolo.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.