Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | November 20, 2019

Scroll to top

Top

734 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter dhe merkato, nuk eshte ceshtje emrash por formulash. Duhet ndjekur nje diktat qe…

Inter dhe merkato, nuk eshte ceshtje emrash por formulash. Duhet ndjekur nje diktat qe…
Bujar Berishaj

Merkato e Interit nuk ka ndaluar absolutisht ashtu sic duket pas goditjeve te qershorit.

Perkundrazi, drejtori sportiv Piero Ausilio eshte vazhdimisht ne kerkim te nje mbrojtesi te krahut, te nje mesfushori dhe nje sulmuesi krahu.

Sic mesohet nga fcinter1908.it, ne kete moment ne merkaton zikalter ceshtja nuk eshte te emrat e lojtareve, por te formulat me te cilat lojtaret duhet te transferohen te Interi. Dhe kjo gje nuk mund te shkelet.

Profilet qe ndiqen jane te shumte, por zikalterit per momentin mund te mbyllin vetem operacione ne huazim me te drejte blerje. Pa ndonje operacion ne dalje, kjo eshte rruga per t’u ndjekur. Dhe kjo eshte formula me te cilen Interi ka paraqitur oferten per Malcom dhe eshte formula qe do te perdoret per objektivat tjere.

Nje formule qe komplikon dhe jo pak nje operacion eventual per Florenzin. Mbrojtesi i krahut eshte ne skadence kontrate dhe per te huazimi me te drejte blerje nuk eshte nje operacion qe mund te behet.

Kufizimi ne lidhje me listat e UEFA, me lojtaret qe mund te perfshihen vetem nese shitjet kane te njejten vlere me lojtaret e pranishem ne listen e fundit te Europa League, eshte nje frenim per operacionet e merkatos.

Mund te ofrohen edhe shifra te medha dhe te rendesishme por vetem duke ndjekur nje diktat preciz: huazim me pagese te larte dhe pastaj nje e drejte blerje.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.