Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | July 6, 2020

Scroll to top

Top

702 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter dhe Milan, shume shpejt nje takim: ja per cfare do te bisedohet! Tani me Elliott ata…

Inter dhe Milan, shume shpejt nje takim: ja per cfare do te bisedohet! Tani me Elliott ata…
Bujar Berishaj

Milani ka lene prapa periudhen e pronareve kinez dhe tani eshte zyrtarisht ne duart e fondit Elliott.

Sic raportohet nga Sport Mediaset, fondi amerikan qe eshte ne pronesine e Paul Singer ka caktuar disa tema kryesore per t’u trajtuar ne ditet ne vazhdim.

Neser do te kete nje mbledhje te keshillit te administrimit dhe do t’i mbledh te gjithe keshilltaret e klubit per daten 21 korrik dhe nje situate e cila mund te kete nje pike kthese eshte edhe ceshtja sa i perket San Siros.

Sa i perket stadiumit, vullneti i Elliott duket se eshte qe te takohet me Interin dhe Bashkine e Milanos per te folur per impiantin e Giuseppe Meazza.

Fondi nga Shtetet e Bashkuara te Amerikes do te duhet te diskutoj nese Milani do te qendroj ne San Siro apo do te ndertohet nje stadium i ri teresisht ne pronesine e kuqezinjeve, lexohet te Sport Mediaset.

Kanali satelitor italian gjithashtu thote se pas nje viti mund te kete serish ndryshime ne pronesine e klubit kuqezi.

Per momentin, sic thuhet nga Sport Mediaset, ne gare jane familja Ricketts qe eshte pronare e Chicago Cubs te baseball dhe Stephen Ross, pronar i Miami Dolphins ne NFL.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.