Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

518 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter dhe paradoksi Darmian: “Ne menyre te pabesueshme, ai eshte lojtari i vetem nga merkato qe…”

Inter dhe paradoksi Darmian: “Ne menyre te pabesueshme, ai eshte lojtari i vetem nga merkato qe…”
Inter Club Staff

Ka qene nje sukses bindes per Interin, qe ka arritur te fitoje ne fushen e Sassuolos dhe ka larguar kritikat mbi koke.

Kunder Sassuolos, nje nder me te miret ne fushen e lojes ka qene Matteo Darmian, i cili ka luajtur nga minuta e pare.

Ai ka luajtur ne vend te Achraf Hakimi, dhe eshte pare ne forme shume te mire: i kujdesshem prapa, por nje mbeshtetje per shoket edhe perpara.

Ish-lojtari i Parmes ne kete sezon eshte gjendur i gatshem sa here eshte kerkuar ndihma e tij ne fushen e lojes.

BLERJE E QELLUAR – Ai ka ardhur ne Milano ne mes te skepticizmit te pergjithshem, por ish-lojtari i Parmes po heq cdo dyshim mbi koken e tij me disa paraqitje profesionale dhe bindese.

Ai po tregohet se eshte nje xhol i rendesishem per Conten. Nje blerje “funksionale”, per ta thene alla Marotta.

Vetem ne pak me shume se nje muaj qe prej debutimit te tij ne Champions League kunder Borussia Monchengladbach, bilanci i tij tek Interi mund te konsiderohet pozitiv.

Ne te majte dhe ne te djathe, pak diference ka per te, sepse sa here eshte therritur ne kauze, ka dhene paraqitje teper te mira.

Per kosto dhe rendiment, me sigur deri me tani ka qene blerja me e mire e Interit.

PARADOKSI – “Eshte pikerisht kety paradoksi: ne nje merkato verore ku Interi ka bare veten te bleje nje nga me te miret ne bote ne krahun e djathte, apo edhe njerez si Vidal dhe Kolarov, vetem Darmian deri me tani ka qelluar nje blerje e goditur.”

“Nderkohe te tjeret e kane me te veshtire te tregojne vlerat e tyre. Me siguri kjo eshte nje kembane alarmi se dicka nuk ka funksionuar ne merkato.”

“Natyrisht qe faji nuk eshte i Darmian, apo i lojtareve, por dicka duhet bere qe te gjitha blerjet te japin maksimumin tek Interi.”

“I takon tranjerit qe te gjeje dimensionin e duhur, sepse nje lojtar si Hakimi nuk mund te behet nga sot-neser ne nje lojtar jo per formacion.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.