Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 25, 2020

Scroll to top

Top

315 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter dhe Spalleti, bashke perpara: gati rinovimi! Ja detajet dhe programi i se ardhmes…

Inter dhe Spalleti, bashke perpara: gati rinovimi! Ja detajet dhe programi i se ardhmes…
Inter Club Staff

Tekniku zikalter duket se ka bindur perfundimisht Suning.

Keshtu, martesa e Interit me Luciano Spallettin duket se eshte e destinuar te vazhdoje edhe per disa kohe: tekniku nga Certaldo, me leadership-in e tij dhe aftesine e tij komunikative si dhe kapacitetin per te vene ne shina nje skuader qe dukej e cakorduar, duket se ka bindur Suning te besojne tek ai dhe keta te fundit jane gati ti ofrojne nje rinovim dyvjecar deri me 30 qershor 2021.

Ish-tranjeri i Romes, ka treguar se e vetmja rruge per te marre rezultate eshte ajo e teknikes qe ne vitet e kaluara i ka munguar Interit.

Sipas asaj qe shkruan Tuttosport sot, marreveshja e re  parashikon qe Spalletti te jete gjithmone e me shume ne qender te projektit duke marre vendime ne merkato dhe ne pergatitjen verore te skuadres.

Ardhja e Lautaro Martinez dhe Stefan De Vrij, te cileve shume shpejt do i bashkohet edhe Asamoah nga Juventusi, jane blerje te dakordesuara me teknikun italian dhe jane lojtare te gatshem per nje skene te madhe si ajo e Champions League.

Spalletti nderkohe do te kete leter te bardhe per fazen pergatitore ne vere, si per shembull sic e ka tek Napoli tekniku Sarri: me shume pune ne fushe, me pak transferta verdalle neper bote.

Per kete vit, eshte eleminuar edhe grumbullimi ne Brunico dhe Interi ka arritur qe te zhvilloje International Champions Cup ne Europe, duke shmangur udhetime te gjata interkontinentale.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.