Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

341 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter dhe thesari prej 90 milione eurosh qe eshte ne huazim: “Ja emrat dhe shifrat. Te rinjte e Interit jane…”

Inter Club Staff

Situata aktuale ekonomike e Interit mund te beje klubin qe te mendohet pak me mire per lojtaret e saj te rinj qe ka ne huazim.

Per kete eshte e bindur Tuttosport, e cila sot tregon edhe se si Interi ka nje thesar shume te madh me lojtare te huazuar qe ne Milano mund te sjellin nje shume parash prej 90 milione eurosh.

“Inter ka disa lojtare qe po vihen ne dukje ne Serie A dhe B, por edhe ne disa kampionate te huaja ku po luajne shume mire.”

“Dy operacione ne dalje qe jane te vendosura qe tani do te sjellin tek Interi plot 7 milione euro nese Monza do te vije ne Serie A.”

“Vetem per portierin Di Gregorio, Inter do te marre 4 milione euro. Por zikalterit do te mbajne nje te drejte blerje mbi te per te ardhmen.”

“Gjithesesi, eshte edhe Gravillion i cili do te behet i gjithi ne pronesi te Stade Reims per 3,5 milione euro kur te luaje ndeshjen e 15 (deri me tani ka luajtur 11).”

“Per lojtaret e tjere do te shihet si do te ecin ata ne skuadrat ku jane aktualisht dhe rolet ku luajne ne baze te nevojave te Interit.”

“Per shembull, Vanheusden, qe luan me Genoa dhe kombetaren e madhe te Belgjikes, eshte nje emer shume interesant per te ardhmen.”

“Keshtu eshte edhe Pirola, i cili luan me Monzen dhe me U21 e Italise. Duke pare shume mbrojtesa tek Interi qe janen e skadence, njeri prej tyre mund te vije ne Milano per te marre nje vend te rendesishem si Dimarco.”

“Nderkohe, ka nje diskutim te ndryshem per Agoume: edhe pse lojtari ka rinovuar deri ne 2024, ai po e ka shume te veshtire te tregoje aftesite e tij te Brest.”

“Gjithesesi, lojtari ndiqet me kujdes nga shume klube dhe tek Interi mund te sjelle nje plusvalence teper te rendesishme.”

“Ne sulm pastaj jane dy lojtare te rendesishem si puna e Salcedo dhe Pinamonti qe ne Serie A po bejne shume mire. Ky i fundit te Empoli ka shenuar 4 gola ne 11 ndeshje.”

“Pastaj eshte edhe Mulattieri me 6 gola ne 12 ndeshje me Crotonen ne Serie B. Inter mund ta perdore si lojtar shkembimi ne ndonje marreveshje te mundshme me ndonje skuader tjeter.”

“Por nuk duhen harruar as Stankovic apo Oristanio, te cilet po luajne me Volendam, Sebastiano Esposito qe po luan mjaft mire te Basel me 4 gola dhe 5 assist, por i demtuar aktualisht.”

“E ne fund, ai qe eshte tek Interi aktualisht, por qe ka rene ne syrin e te gjitheve: Martin Satriano.”

“Me pak fjale, Interi ka nje miniere te tere lojtaresh te rinj qe mund te shiten ne cdo moment. Me shpresen se nuk do te kete ndonje Zaniolo 2…”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.