Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 5, 2022

Scroll to top

Top

1,687 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, dicka e pabesueshme ndodhi pas vershellimes se arbitrit ne Liverpool: “Lojtaret te habitur kthyen menjehere syte nga…”

Inter, dicka e pabesueshme ndodhi pas vershellimes se arbitrit ne Liverpool: “Lojtaret te habitur kthyen menjehere syte nga…”
Inter Club Staff

“Ka qene nje ndeshje qe nuk do te harrohet per shume kohe, sidomos nga tifozet zikalter qe ishin prezent ne stadium.”

“Inter po fitonte ne Liverpool, sapo shenoi golin e pare, filloi menjehere te kerkonte te dytin, por fati i keq dhe nje “lehtesi” e Sanchez e la skuadren me 10 lojtare.”

“Nese mund te themi se shanset ishin 10% apo dicka me shume ne ate moment per kalimin e Interit, pas kartoni te kuq ato shkuan afer zeros.”

“Afer zeros sepse Inter me 10 lojtare me Liverpool duhet te shenonte dy gola per te kualifikuar ose te shenonte nje dhe te mos pesonte asnje edhe ne shtese nese ndeshja do kishte shkuar 0-2.”

“Vetem ndonje gjaknxehte mund te kete thene se Interi nuk beri mire qe nuk provoi dicka me shume dje, por me siguri nuk e ka menduar gjate.”

“Inter dje me 10 lojtare nuk kishte me mundesi te reagonte per shume arsye por mbi te gjitha se Liverpool eshte nje permbindesh ne 11 kunder 11. Lere me pastaj me 11 kunder 10”.

Keshtu e hap shkrimin e saj La Gazzetta dello Sport diten e sotme, qe me pas tregon edhe ate qe ndodhi ne fund te takimit.

“Por le te shkojme pak ne fundin e ndeshjes. Arbitri vershellen dhe lojtaret ne ate moment ndalen te gjithe, si me buton ne vend.”

“E kishin kuptuar se i kishin shkuar shume afer nje permbysje endrrash, por qe zgjati pak sekonda sepse shpresat i vrau kartoni i kuq.”

“E kureshtja menjehere i beri ata te kthejne koken nga tifozet e Interit, qe sa per statistike, ishin 2500 ne Liverpool por jane degjuar ne mbeshtetje te Interit gjate gjithe ndeshjes.”

“E cfare te shohin? Asnje me koken poshte, te gjithe me koken lart, veshtrimin drejt tyre, krahet ne qiell duke duartrokitur ate qe lojtaret kishin bere ne fushe.”

“Dhe kori ne ate moment ne drejtim te skuadres ishte: “Jemi gjithmone me ju, ne kurre nuk do t’ju leme vetem”.

“Cfare kerkon me shume nje lojtar ne momente te tilla? Ajo qe i dhane dje tifozet e Interit skuadres ne stadium eshte pikerisht maksimumi, te njejten gje qe ata bene ne fushe ku dhane gjithashtu maksimumin.”

“Lojtaret ne momentin e pare ishin te habitur sepse pane nje mbeshtetje totale nga tifozeria e tyre. Por kjo mbeshtetje kaloi me pas nga Anfield ne cdo rrjet social, ku tifozet zikalter kane treguar krenari per paraqitjen e skuadres.”

“Ishte me te vertete nje nate kampionesh per Interin, edhe pse per ta erdhi fitorja me e hidhur e sezonit. Gjithesesi, premisat per te ardhmen jane te mira. Shume te mira.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.