Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

418 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, Dimarco nuk eshte aspak i lumtur: “Debat me Perisic? Absolutisht jo. Ajo qe keni pare eshte dicka qe…”

Inter, Dimarco nuk eshte aspak i lumtur: “Debat me Perisic? Absolutisht jo. Ajo qe keni pare eshte dicka qe…”
Inter Club Staff

Pas rezultatit 1-1 te pasdites se sotme ne fushen e Napolit, nje nder lojtaret zikalter qe ka folur per DAZN eshte Federico Dimarco.

Keto kane qene fjalet e tij.

Je perballur shpesh me Perisic ne te majte. Cfare keni folur me njeri-tjetrin sepse tonet ishin te larta?

“Nuk beme asnje debat. Absolutisht jo, ajo qe keni pare eshte dicka qe e bejme gjithmone. Flasim shume. Kur luaj une dhe kur duhet te dale ai. E bejme me radhe. Kerkojme qe te ndihmojme.”

“Flasim per ndeshjen, si duhet te dalim, si duhet te presojme apo sulmojme.”

Jeni te kenaqur per menyren si shkoi loja?

“Gota eshte gjysme plot. Por sipas meje mund te benim me mire ne pjesen e pare. Ata po dilnin shume lehte perpara.”

“Kemi provuar te bejme dicka me shume por na doli deri diku.”

Sot ne pjesen e pare nuk ja dolet por ne te dyten dolet nga guacka.

“Te vish ketu dhe te pesosh nje gol me penallti pas pese minutash nuk do te ishte e thjeshte per askend.”

“Jemi treguar te zotet te qendrojme brenda lojes dhe ne ndeshje si kjo episodet peshojne shume, duhet thene kjo.”

“Ne pjesen e dyte patem nje episod ne favor dhe ndeshja ndryshoi krah. Keshtu funksionon ne keto ndeshje.”

Cfare ju thote kjo ndeshje pas humbjes ne derbi?

“E dinim qe ketu do te vinim per te bere ndeshjen tone por per menyren si shkuan gjerat e rendesishme ishte qe te mos humbisnim sepse Napoli do te na kishte kaluar.”

“Jemi te lumtur pergjysme. Mund te fitonim gjithashtu por nuk ja dolem. Duhet te punojme fort dhe do te arrijme gezime te medha.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.