Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

372 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, dje Conte rrezikoi perjashtimin nga ndeshja ndaj Torinos: “Ai i uleriti arbitrit Massa ne rastin…”

Inter, dje Conte rrezikoi perjashtimin nga ndeshja ndaj Torinos: “Ai i uleriti arbitrit Massa ne rastin…”
Inter Club Staff

Ne boshllekun e madh te Giuseppe Meazzes zeri dhe ulerimat e Antonio Contes gjate ndeshjeve te Interit degjohen qe cke me ate pune.

Edhe diten e djeshme, nuk kane munguar komunikimet e tranjerit te Interit me lojtaret e tij ne fushen e lojes, por me sa duket, Conte kesaj radhe ka pasur jo pak edhe per arbitrin e ndeshjes.

Ne te kaluaren, lajm kane bere edhe fjalet e Contes per Lautaron ne ndeshjen ndaj Verones ku i kishte thene Lautaros dicka te ngjashme me “Vazhdo keshtu Lauti, je nje fenomen”.

Por nuk kishin shpetuar pa u degjuar edhe fjalet per tranjerin e Verones, Juric, ku Conte ju pergjigj shume eger pas nje faulli ne ate ndeshje.

Nderkohe, kesaj radhe, Antonio Conte e ka pasur inatin me arbitrin e ndeshjes qe sipas tij nuk eshte treguar i drejte.

Menjehere pas kartonit te verdhe qe u mor nga Diego Godin, ai ka protestuar per faullin qe ishte bere vetem pak minuta me pare ndaj Sanchez.

Tekniku i Interit, ne momentin e kartonit te Godin i uleriti arbitrit “Mbi Sanchez nuk pe gje ti, eh? Nderkohe kete direkt karton. Atehere e ben me dashje, se mundesi tjeter nuk ka, apo jo?”

Kjo ngjarje eshte treguar nga gazetaret e Sky Sport qe ishin shume afer fushes. Per fat te mire, arbitri ka bere sikur nuk i ka degjuar keto fjale qe per hir te vertetes u degjuan edhe nga televizioni.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.