Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

604 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, dje ka ndodhur nje takim te rendesishem ndermjet drejtuesve: “Eshte vendosur se perpara se te vije Vidal…”

Inter, dje ka ndodhur nje takim te rendesishem ndermjet drejtuesve: “Eshte vendosur se perpara se te vije Vidal…”
Inter Club Staff

Vidal po, por me pare Interi ka nje nevoje shume te madhe per te shitur. 

Kjo jo vetem per te fituar para per merkaton, por edhe per te zvogeluar numrin e lojtareve e skuadren zikalter qe eshte shume i larte.

Duket se ka qene kjo linja e vendosur diten e dejshme ne kampin zikalter perpara se te shkohet tek blerja e Arturo Vidal.

Ne kete moment, Interi ka ne kontigjentin e saj plot 32 lojtare dhe disa prej tyre, jane totalisht jashte projektit te Interit.

“Ne shtepine zikalter kane nevoje qe te shesin menjehere, perpara se te imbarkojne blejet e reja ne Appiano Gentile.”

“Ne kete moment skuadra e Interit eshte extra-larg (duket termi i duhur per tu perdorur). Gjithcka eshte bere shume e veshtire per tu menaxhuar ne Appiano edhe per ceshtje organizative, duke qene se qendra stervitore Suning eshte ne maksimumin e kapacitetit.”

“Por edhe per motive kontabel, vullneti eshte qe Interi te shese disa lojtare qe te beje vend edhe per 6 milione euro rroge te kilianit per dy sezone.”

“Diten e djeshme ka ndodhur keshtu nje takim shume i rendesishem ndermjet drejtuesve ku eshte vendosur pikerisht kjo linje: te shitet sa me shpejt per te thjeshtuar te ardhmen e afert te zikalterve.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.